Gjenden të vrarë me armë zjarri dy vëllezër në Korçë

Autoritetet policore janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.
Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.
Andrea dhe Martin Olldashi, nuk janë emra të panjohur për autoritetet policore. Ata rezultojnë të arrestuar në 2012-n si autorë të dyshuar të një shpërthimi me tritol të ndodhur në një lokal në qytetin e Pogradecit. Më pas ata mësohet se u lanë të lirë për mungesë provash.
Ndërsa në 2017-n, Andrea Olldashi u arrestua për disa vjedhje të ndodhura përgjatë një muaji në Korçë. /tvklan.al
Nga
Telegrafi
10/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































