LAJMI I FUNDIT:

Gjenden mbetje mortore në Podujevë, Haxhiu: Dyshohet të jenë të personit të zhdukur nga lufta e fundit

Gjenden mbetje mortore në Podujevë, Haxhiu: Dyshohet të jenë të personit të zhdukur nga lufta e fundit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se të premten janë lokalizuar tek varrezat afër Tjegullores në Podujevë, mbetjet mortore të një individi.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mbetjet mortore  dyshohet të jenë të personit nga lista e personave të zhdukur me dhunë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”, ka shkruar Haxhiu, transmeton Telegrafi.


Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë më shumë se 13,000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori