LAJMI I FUNDIT:

Gjenden gjashtë kallëpe tritol, në një objekt banesor

Gjenden gjashtë kallëpe tritol, në një objekt banesor

Gjashtë ditë më parë u shembën tre katet e fundit të një pallati 20-katësh tek Shkëmbi i Kavajës. Por sot, djali i ndërtuesit ka gjetur gjashtë kallëpe tritoli të vendosura në kollonat e betonit në katin e 18-të. E. Shala, 19 vjeç, ka lajmëruar menjëherë Policinë, e cila ka gjetur dhe lëndën plasëse të pashpërthyer.

Sipas policisë E. SH, 19 vjeç nga Tirana, ka njoftuar në polici së në pallatin tek Shkëmbi i Kavajës kishte konstatuar 6 kallëpe tritoli. Policia ushtroi menjëherë kontroll të imtësishëm dhe kanë gjetur sasinë e lëndëve plaëse të vendosur në dy kollona betoni, nga tre kallëpe secila. Kati i 18-të i ndërtesës ishte ende i papërfunduar pasi pronarit Enver Shala i qenë pezulluar punimet për shkak të mungesës së lejes së ndërtimit.

Kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Telegrafi/