LAJMI I FUNDIT:

Gjenden dy granate dore në Graçanicë

Gjenden dy granate dore në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e dy mjeteve të dyshimta (granata dore) në Graçanicë.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 15:38.


“Gjatë kryerjes së punimeve në një objekt të braktisur, janë gjetur dy mjete të dyshimta (granata dore), të cilat janë tërhequr nga njësitet e FSK-se dhe KFOR-it në mënyrë të sigurt”, thuhet në raport. /Telegrafi/