LAJMI I FUNDIT:

Gjenden 29 mijë pako cigare në Viti – malli i kontrabanduar kap vlerën 60 mijë euro

Gjenden 29 mijë pako cigare në Viti – malli i kontrabanduar kap vlerën 60 mijë euro

Policia e Kosovës, njësitet e Task Forcës –Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë njoftuar se kanë parandaluar një rast të kontrabandës në fshatin Smirë të Vitisë.

Në njoftim thuhet se më 24.02.2024, në fshatin Smirë-Viti, policia ka identifikuar dhe më pas ndaluar automjetin pa targa. Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari A. S., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), është vërejtur se kishte të ngarkuar cigare pa banderolla të Kosovës.

“Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur të ngarkuar cigare të llojit ‘Monus Slims ‘: 58 paketime të mëdha me gjithsej 29 000 pako cigare. Malli dyshohet të jetë i prodhuar në Serbi dhe vlera e tregut është rreth 60.000 euro”, thuhet në njoftim.


I dyshuari së bashku me automjetin dhe mallin e kontrabanduar është dërguar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër për procedim të mëtutjeshëm të rastit.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari ndalohet për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori