Kjo recetë e shëndetshme, me plot shije, kërkon vëmendje dhe njëkohësisht delikatesë në përgatitje.  Përbërësit: - 1,5 kg mish peshku mustak ose peshk tjetër lumi, - 1 kg qepë, - 4 dl verë të bardhë, - 1 lugë uthull, - 1,5 dl vaj, - 1 lugë e vogël spec djegës të bluar, - 1 lugë e vogël spec të ëmbël të bluar, - 4 kokrra piper, - 1 lugë pure domateje, - 1 lugë fletë majdanozi, - 1 lugë e vogël fletë selinoje, - piper të bluar, - kripë sipas dëshirës. Mënyra e përgatitjes:

Peshqit pastroni, lani dhe fërkoni në kripë dhe piper. Pastaj qitni uthull.


Peshqit e përgatitur kështu lërini të qëndrojnë rreth një orë.

Në një enë të madhe nxehni vajin dhe në të fërgoni qepën e grirë.

Pastaj në të qitni specin e bluar djegës dhe specin e bluar të ëmbël, kokrrat e piperit, purenë e domateve, tri lugë verë, majdanozin dhe selinon e grirë.

Përzieni mirë dhe mbi të qitni mishin e peshkut të cilin më parë e keni prerë në copë paksa të mëdha.

Fërgoni mishin e peshkut në zjarr të lehtë 45 minuta. Mos e përzieni por vetëm shpesh shkundeni.

Kur peshku të jetë pothuajse i gatuar, qitni verë por edhe pak fërgojeni gjellën.

Kjo gjellë mund të shërbehet me patate të fërguara.

Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.