Një postier në Masaçusets nuk do t'i shikojë më gjelat në të njëjtën mënyrë, pasi një tufë e tyre iu vërsulën ndërsa ai ishte duke bërë punën e tij.

I gjithë konfrontimi u kap nga kamerat e sigurisw tw njw shtwpie private, transmeton Telegrafi


Treshja e gjelave të detit takuan postierin të premten pasdite në Hyannis, Masaçusets.

Që nga momenti që doli nga kamioni i tij i dërgesave, Wayne White mund të dëgjohej duke u bërtitur zogjve për t'u larguar.

Megjithatë, as bora, as shiu - as gjelat, me sa duket - nuk do ta ndalonin postierin të bënte dorëzimin e tij.

Ai mori rrugën për në destinacion duke përdorur pakon që mbante për mbrojtje.

"Sapo dola, ata erdhën pas meje. Ju më patë duke u mbrojtur me kuti dhe çfarë tjetër", tha White.

Wayne tha se gjelat nuk hiqnin dorë nga ndjekja e tij ndërsa ai bëri disa ndalesa.

"Sa herë që lëvizja kamionin, gjelat e detit më ndiqnin", tha ai.

Por White përfundimisht u kthye në kamionin e tij dhe tani ka mjaft histori për të treguar. /Telegrafi/