LAJMI I FUNDIT:

“Gjeji lekët ku të duash, ndryshe kam me vra kush të më dalë para”: Dalin përgjimet, Altin Qoku kërcënonte mjekun e tij

“Gjeji lekët ku të duash, ndryshe kam me vra kush të më dalë para”: Dalin përgjimet, Altin Qoku kërcënonte mjekun e tij

Të tjera përgjime zbardhen nga dosja e Prokurorisë për rastin e Altin Çokut, i cili u arrestua disa ditë më parë, pas vetëvrasjes së 27-vjeçares Isabela Abedini.

Ai rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015, pasi kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. në vitin 2014.

Altin Çoku, sipas dosjes së siguruar nga topchannel, i ka kërkuar mjekut G. S. disa herë para, në mënyrë verbale, me anë të telefonit, mesazheve telefonike dhe me anë të letrave të shkruara, madje duke e kërcënuar se nëse nuk do t’i gjente paratë, do të vriste këdo t’i dilte para.


“Doktor…..jam në hall…fola me shefin e policisë dhe me tha më jep 2000 euro t’i mbyll letrat. Tani gjej ku të dush 1000 euro deri nesër ose kam me vra kush të më dali para. Pastaj veten dhe ty të humb gjithçka ke un nesër marr lekët shtëpisë. I du për 1 or okej mos të kemi fjalë”-thuhet në përgjim.

Por më 5 shtator të vitit 2014, ai ka dhënë një deklaratë me shkrim dore, ku kërkon falje për kërcënimet e bëra ndaj mjekut.

“Doktor Gëzimi nuk me ka asnjë lloj borxhi …..për të gjitha shqetësimet qe i kam sjellë si me telefon ashtu dhe me gojë i kërkoj falje……nga ky moment nuk do këtë asnjë lloj shqetësimi nga ana ime për çdo problem që unë do t’i nxjerr doktor Gëzimit mbaj përgjegjësi penale para ligjit.”-thuhet në dosjen e prokurorisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori