Inspektoratit Policor të Kosovës së fundmi ka publikuar raportin vjetor të punës për vitin 2023.
Departamenti i Hetimeve në kuadër të IPK-së, gjatë vitit që lamë pas ka hetuar 156 punonjës policorë dhe 22 qytetarë, shprehur në përqindje 1.8% e numrit të përgjithshëm të punonjësve policorë që janë hetuar nën dyshimin se janë përfshirë në veprimtari penale.
Sipas raportit thuhet se janë ngritur gjithashtu 74 kallëzime penale ndaj të dyshuarve për vepra kriminale.
“IPK-ja në ketë periudhe raportuese, ka realizuar gjithsej 35 arrestime (21 punonjës të Policisë së Kosovës dhe 14 qytetarë) nën dyshimin e arsyeshëm se kanë qenë të përfshirë në veprimtari penale si dhe kanë rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë”, thuhet në raportin e IPK-së, shkruan Telegrafi.
Viti 2023 konsiderohet një vit i suksesshëm për Drejtorinë e Hetimeve në IPK, bazuar në të dhënat lidhur me numrin e rasteve të trajtuara, numrin e kallëzimeve penale, numrin e të arrestuarve, të suspenduarve etj.
“Në vitin 2023, DH-ja ka pranuar 540 raste përmes DMA-së në kuadër të IPK-së, ndërsa 334 raste kanë vazhduar trajtimin nga vitet paraprake në vitin 2023, kurse D.H pas zhvillimit të hetimeve penale 2 raste i ka iniciuar për hetim disiplinore.
D.H ka trajtuar gjithsej 876 raste, duke përfshirë rastet e bartura nga vitet paraprake si dhe rastet e pranuara në këtë vit”, thuhet mes tjerash në raport.
Totali prej 876 raste të trajtuara në vitin 2023 gjeneron si në vijim:
– 393 raste, nën hetim paraprak, në mungesë të elementeve të veprës penale apo dyshimit të arsyeshëm janë proceduar në DHB-PK për hetim të mëtutjeshëm administrativo – disiplinor;
– 184 raste janë parashtruar në Prokurorinë e Shtetit;
– 26 raste kanë mbetur në nivel informate të proceduar në DIA-DH;
– 22 raste janë bashkangjitur rasteve paraprake;
-2 raste janë kthyer në PK për hetim të mëtutjeshëm bazuar në mandatin ligjor;
– 43 raste, pas zhvillimit të hetimeve paraprake janë mbyllur në Arkiv–IPK;
– 198 raste, kanë mbetur në proces që vazhdojnë trajtimin në vitin 2024 (171 nën hetim paraprak, 25 nën hetim penal dhe 2 nën hetim administrativ disiplinor).
Policia e Kosovës ka gjithsej 8826 punonjës, nga të cilët 7958 janë zyrtarë policorë me grada të ndryshme, ndërsa 868 janë personel civil pa autorizime policore.
Në kuadër të kësaj gjatë vitit 2023 sipas raportit të IPK-së thuhet se janë hetuar 2 major, 3 kapiten të policisë, 7 toger, 15 rreshter, 120 zyrtarë policorë, 1 kadet dhe 8 shërbyes civil, shkruan Telegrafi.
Gjatë vitit 2023 janë hetuar 107 punonjës policor të angazhuar në drejtoritë rajonale, ku DRP – Prishtina prinë nga të gjitha drejtoritë me numrin më madh të hetuarve nga radhët e saj, duke pasur edhe numrin më të madh të punonjësve të shpërndarë në stacione policore.
Ngritje e numrit të hetuarve krahasuar me vitin paraprak ka shënuar DRP – Mitrovicë Jug, DRP – Ferizaj, DRP – Prizren dhe DRP – Gjakova, ndërsa ulje e numrit të hetuarve, ka shënuar DRP – Prishtina, DRP – Mitrovicë Veri, DRP – Gjilan dhe DRP – Pejë.
Raportin e plotë të IPK-së mund ta gjeni këtu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës