Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Ismail Kahraman, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin midis dy shteteve, përkatësisht marrëdhëniet ndërparlamentare dhe thellimin e mëtejmë të tyre.
Sipas një njoftimi, kryeparlamentari Veseli falënderoi kreun e parlamentit turk për vizitën e tij në këtë ditë historike për Kosovën, duke shprehur konsideratë të lartë për institucionet e Republikës së Turqisë dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën.
“Veseli i konsideroi të frytshme bashkëpunimin ekonomik dhe investimet turke në Kosovë, ndërsa shtroi nevojën e gjetjes së partneritetit ekonomik midis kompanive kosovare dhe atyre turke. Të një rëndësie të veçantë, Veseli e cilësoi edhe marrëveshjen për tregti të lirë”, thuhet në njoftim.
Po sipas njoftimit, kryetari i Kuvendit të Turqisë, Kahraman, nga ana e tij, pasi shprehu kënaqësinë për të arriturat e Kosovës, tha se vetëm gjatë vitit 2015 kompanitë turke kanë investuar në Kosovë 246 milionë euro.
“Me këtë rast ai shtroi pyetjen “pse të mos bëhen 1 miliard?”. Ai tha se shteti turk dëshiron të kontribuojë në zhvillimin e Kosovës dhe për këtë falënderoi mbi 500 kompani e biznese turke, të cilat kanë bërë investime në Kosovë në shumë sektorë të ndjeshëm”, shtohet në njoftim.
“Kahraman vuri në dukje se pas çlirimit e këndej, Kosova ka përfituar nga Turqia rreth 1 miliard euro, si në investime, ashtu edhe në donacione. Ai tha se ndihet krenar që kompanitë turke ndikojnë në zhvillimin e Kosovës, siç tha ai, në këtë vend mik. Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë, kreu i parlamentit turk i cilësoi ura lidhëse ndërmjet dy popujve dhe shteteve”.
Njoftimi bën të ditur gjithashtu se kryeparlamentari Veseli, ndërkaq, theksoi se bashkëpunimi ndërparlamentar, veçanërisht midis komisioneve, është shumë intensiv dhe u shpreh i kënaqur për këtë, sepse, siç theksoi ai, proceset në për të cilat po kalon Kosova dhe përvoja e institucioneve të Turqisë, janë të mirëseardhur për institucionet e Kosovës.
“Kryetari Veseli theksoi se mirëpret përkrahjen e Turqisë për njohjen e pavarësisë edhe nga ato vende të cilat ende nuk e kanë bërë këtë, për liberalizimin e vizave dhe fusha të tjera. Veseli theksoi se ndihet shumë krenar me komunitetin shqiptar në Turqi, i cili kontribuon në zhvillimin e Turqisë në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore, kulturore e sportive. Në takim u theksua se vlerë e përbashkët është angazhimi në luftën kundër terrorizmit, i cili nuk njeh kufij, shtete e as fe. Të dy homologët u dakorduan që bashkëpunimi ndërparlamentar të thellohet edhe më tej, duke zhvilluar edhe vizita të ndërsjella të kryetarëve të të dyja parlamenteve”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë