LAJMI I FUNDIT:

Gjatë vikendit rreth 500 persona kërkuan ndihmë në QKUK, shkak temperaturat e larta

Gjatë vikendit rreth 500 persona kërkuan ndihmë në QKUK, shkak temperaturat e larta
Foto: Arkiv

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë në Kosovë, kanë bërë që qytetarë të shumtë t’i drejtohen Klinikës Emergjente në QKUK, për shkak të problemeve shëndetësore nga vapa.

Drejtori Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se gjatë vikendit në këtë klinikë kanë kërkuar ndihmë afër 500 raste.

“Në Klinikën Emergjente vetëm gjatë vikendit kanë kërkuar ndihmë emergjente afër 500 raste. Prej tyre 50 raste janë pranuar në klinikat gjegjëse sipas natyrës së sëmundjes, ndërsa 29 I kemi të lënduar në aksidente në komunikacion. Por nuk kemi të konfirmuar asnjë vdekje si pasojë e aksidenteve. Sa i përket frekuentimit në Klinikën Emergjente 70 për qind i takojnë sëmundjeve internistike dhe 30 për qind gjendjeve aksidentale. Numri më i madh që kanë kërkuar ndihmë emergjente për shkak të ndikimit të drejtpërdrejt të temperaturave të larta ka ndikuar në shtimin e numrit të rasteve që kërkojnë shërbime emergjente sidomos të sëmurët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, mushkrive, trurit, sëmundjet emtabolike, sëmundjet e veshakëve”, ka thënë ai.

Lenjani ka thënë se kjo klinike me kapacitet të limituar dhe me mbipopullim të rasteve të cilat kërkojnë shërbime emergjente, po i kryen detyrat dhe obligimet që i ka.


Temperatura përvëluese edhe sot
Lexo po ashtu Temperatura përvëluese edhe sot

“Vetëm Janar-Korrik 2019 në Klinikën Emergjente kanë kërkuar ndihmë mbi 50 mijë raste , që është dyfishi në krahasim me vitin e kaluar. Qendra klinike universitare së bashku me menagjmentin e Klinikës Emergjente kemi filluar t’i grumbullojmë të gjitha ato udhëzime që vijnë nga spitalet regjionale, nga Qendrat e Mjekësisë Familjare që do të përpunohen nga një komision i veçantë dhe kolegët e tyre që i dërgojnë në Klinikën Emergjente pa ndonjë kriter atëherë shteti duhet të merr masa disiplinore që rastet që mund të përpunohen në qendrat e mjekësisë parësore dhe dytësore, ndërsa rastet emergjente mund t’i dërgojnë në Klinikën Emergjente”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kenë kujdes, duke iu dhënë disa këshilla.

“Ne iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve sidomos atyre që vuajnë me sëmundje kronike, ata që kanë pësuar më parë goditje në tru, në zemër, sëmundjet e mushkërive, sëmundjet metabolike, të sheqerit dhe sëmundjet e veshkave, që nga ora 11:00 deri në orën 17:00 fare të mos i ekspozohen rrezeve të diellit, për shkak se ndikimi i rrezeve të diellit në këtë periudhë është i dëmshëm. Ata duhet të përdorin ushqim të pasur me vitamina, karbohidrate, të varfëruar me yndyra. Të përdorin barnat sipas mjekut koordinues. Brenda 24 orëve të marrin lëngje jo më tepër se 2 litra. Të qëndrojnë në ambiente të freskëta, të përdorin kondicionerët por jo me kohëzgjatje”, ka shtuar ai.

Ndërsa edhe sot temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë celsius.

Nga dita e mërkurë një turbullirë nga Atlantiku do të kalojë mbi rajon, që pritet të sjellë edhe zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Lajme
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Kronika e Zezë
Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Kronika e Zezë
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori