LAJMI I FUNDIT:

Gjatë takimit Ahmeti-Duncan, zgjidhja e situatës është në duart e partive politike

Gjatë takimit Ahmeti-Duncan, zgjidhja e situatës është në duart e partive politike

Sot në rezidencën Britanike në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar Ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikat, Alan Duncan si dhe Ambasadorin Britanik Charles Garrett, njofton Telegrafi Maqedoni.

Duncan shprehu përkrahjen e Britanisë së Madhe për një Maqedoni stabile dhe përparimtare dhe theksoi që zgjidhja e situatës është në duart e partive politike vendore.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohjen për rolin e Britanisë së Madhe në vend dhe në rajon duke theksuar bashkëpunimin 16 vjeçar me Londrën zyrtare dhe foli për rolin dhe kontributin e madh të ushtrisë dhe zyrtarëve britanik për paqën dhe stabilitetin në vend.


Zgjedhjet në vend janë zhvilluar në mënyrë demokratike dhe të besueshme me çrast kanë prodhuar rezultat të ngushtë dhe shumë sfidues për partitë politike. Ai theksoi që rrumbullakësimi i Marrëveshjes së Ohrit, sundimi i së drejtës si dhe integrimi EuroAtlantik janë parakushte për stabilitet dhe siguri në vend dhe kërkoi përkrahjen e Londrës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ka theksuar kryetari i BDI-së ndër të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori