Gjatë stërvitjeve, ushtria shkrep predhën manovruese nga tanku dhe godet gabimisht fermën e pulave – kritikohet ashpër ushtria italiane

Mediat italiane tash e dy ditë assesi të ndalen duke kritikuar ushtrinë italiane dhe njësinë e cila është e armatosur me tanket “Kentauro”, që gjatë një stërvitje ushtarake të realizuar së fundmi, kanë goditur gabimisht një fermë ku mbi 50 pula dhe zogj ngordhën.
Incidenti ka ndodhur në poligonin Selina Meduna në provincën Pordenone, ku me të lindur dielli filluan manovrat ushtarake të brigadës së motorizuar “Pozzuolo del Friul”, transmeton Telegrafi.
Në stërvitje janë përdorur tanket “Kentauro”, që peshojnë 27 tonelata dhe që Italia i përdor tash e 30 vite. Ato janë të pajisura me topa 105 mm.
Siç raporton La Republica, një nga Kentaurat ka shkrepur një predhë duke e goditur gabimisht fermën e pulave. Për fat të mirë, ishin përdorur predha manovruese pa mbushje shpërthyese.
Predha është shkrepur nga topi i tankut dhe ka shembur murin e fermës, e si pasojë e kësaj 50 pula dhe zogj kanë ngordhur. E këtë gabim nuk e kishte vërejtur ushtria edhe pse ferma ishte në anën e kundër të caqeve të parapara për t’u goditur.
Ai menjëherë i telefonoi karabinierëve, që fillimisht se kush e kishte shpuar murin dhe gjysma e fermës ishte shembur. E këtë e mësuan kur panë gjurmët e predhës manovruese. U konstatua se pulat dhe zogjtë ishin dëm anësor i ushtrisë italiane.
Me të përfunduar stërvitjet ushtarët italianë ishin kthyer në bazë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Të nesërmen në orët e para të mëngjesit, pronari i fermës në afërsi të poligonit vërejti vrimën në fermë dhe gjysmën e objektit të shembur.
Për rastin është njoftuar edhe gjykata italiane, kurse ushtria pas raportimeve të media ka filluar hetimet e brendshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shkrirja e akullnajave shkaktoi gati 2 cm rritje të nivelit të detit këtë shekull, zbulon një studim

Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Turqia do të eksportojë 15,000 ton vezë në SHBA mes ndërprerjeve për shkak të gripit të shpendëve

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

Bombarduesit amerikanë B-52 fluturuan mbi nëntë vende në Lindjen e Mesme për të treguar forcën

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame