Në Kosovë ka rënë dukshëm numri i aksidenteve gjatë muajit mars, për dallim nga dy muajt paraprak të këtij viti, sipas statistikave të Policisë së Kosovës.
Derisa në dy muajt e parë të këtij viti janë shënuar 2 mijë e 499 aksidente, në muajin mars kanë ndodhur gjithsejt 792 aksidente, prej tyre 292 me të lënduar dhe 496 vetëm me dëme materiale.
Këto shifra, sipas ekspertit të Inxhinierisë së Trafikut dhe Transportit, Muhamed Krasniqi janë alarmante.
“Çdo aksident në trafikun rrugor përbën shqetësim në vete, pa marrë parasysh se çfarë aksidenti është. Aksidentet e muajve të parë të këtij viti, sigurisht që ishin në shifra alarmante sepse kishim mijëra aksidente nga pasojat e tyre kishim qindra qytetar të lënduar dhe disa të vdekur”, shprehet Krasniqi në një prononcim për Telegrafin.
Bazuar në statistikat që Telegrafi ka marrë nga Policia e Kosovës dhe bazuar në raportet ditore të Policisë së Kosovës, numri i aksidenteve ka rënë dukshëm gjatë muajit mars, në raport me muajin janar dhe shkurt.
Në dy muajt e parë të këtij viti, në tërë territorin e vendit, në të dhënat e policisë figurojnë plotë 2 mijë e 499 aksidente, ndërsa nga këto aksidente vdiqën 11 persona.
Në të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit 2019, në Kosovë ishin regjistruar më pak aksidente, ose saktësisht 1 mijë e 991 aksidente, prej të cilave 16 persona humbën jetën.
Por gjatë marsit të këtij viti është regjistruar një numër dukshëm më i vogël i aksidenteve.
Gjatë marsit në Kosovë kanë ndodhur 292 aksidente me të lënduar, ndërsa katër përfunduan me fatalitet, teksa 496 aksidente ishin vetëm me dëme materiale.
Në dy javët e fundit të marsit, prej kur ka hyrë në fuqi masa për kufizimin të lëvizjes, vërehet se numri i aksidenteve ka rënë shumë më shumë.
Kjo sipas Krasniqit është edhe arsyeja kryesore e rënies së numrit të aksidenteve në Kosovë.
“Normalisht zvogëlimi i qarkullimit në rrugë gjatë kësaj periudhe me pandeminë COVID 19, ka ndikuar direkt në uljen e numrit të aksidenteve në trafik. Përderisa kemi shumë më pak pjesëmarrës aktiv në cilësi të drejtuesve të automjeteve por edhe si këmbësor, natyrisht që do të kemi edhe më pak aksidente. Kufizimi i orarit të lëvizjes po ashtu ka ndikuar që rrugët të janë pothuajse të zbrazëta nga automjetet me përjashtim të pjesëmarrjes të mjeteve motorike të kategorive të caktuara me leje për qarkullim”, thotë Krasniqi.
Krasniqi thotë, se pret që kjo qetësi në trafik të vazhdoj edhe për pak kohë, ose të paktën derisa të fillojnë të zbuten edhe masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Duke u bazuar në qetësimin e thellë të rrjedhës së trafikut në muajin e kaluar, mund të vlerësojë se mbi këtë bazë pritet që siguria në rrugë të vazhdojë me trendin e njëjtë edhe pse përmirësimi i motit mund të ngacmojë të rinjtë që të dalin me automjete gjatë ditës kur një veprim i tillë është i lejuar sipas orarit zyrtar të kufizimeve! Unë mendojë se qytetarët vazhdojnë të kenë mendjen te pandemia dhe jo të lëvizshmëria. Të paktën kështu do të jetë deri sa të fillon zbutja e masave strikte aktuale të vendosura për te parandaluar përhapjen e COVID 19”, tha Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Temperaturat shënojnë rritje – ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë