LAJMI I FUNDIT:

Gjatë gjithë këtyre viteve është shqiptuar gabimisht emri i Rihannës

Gjatë gjithë këtyre viteve është shqiptuar gabimisht emri i Rihannës
Rihanna (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Fansat e Rihannës u tronditën kur zbuluan se gjatë gjithë këtyre viteve e kishin shqiptuar gabimisht emrin e saj.

Shqiptimin e emrit të vërtetë, 31-vjeçarja e bëri të ditur së fundmi përmes një video për sektin britanik të revistës “Vogue”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja e hitit “Umbrella”, shkaktoi trazira në Twitter kur ajo foli në një video të publikuar nga dyqani i saj i të brendshmëve “Fenty” në Paris, të enjten.


Në video, ajo tha “Përshëndetje Vogue britanike, është Rihanna” – duke shqiptuar emrin e saj ‘Ree-Anna’ në vend të ‘Ree-Ah-Na’, e cila është kryesisht shqiptimi amerikan.

Kjo la të hutuar fansat e saj edhe në ShBA, të cilët zakonisht i referohen këngëtarëve nga variacioni i dytë, dhe me sa duket i gabuar.

Pas shikimit të videos së këngëtares, një përdorues në Twitter tha: ‘Pra, ne e kemi shqiptuar emrin e Rihannës gabim gjatë tërë kohës’.

Një tjetër tha: “Dua që të gjithë ne të zgjedhim kolektivisht që të shqiptojmë emrin e Rihannës gabim”.

Të tjerë konfirmuan se tashmë dinin se si ta thoshin saktë emrin e këngëtares nga Barbadosi, por ende e shqiptojnë atë ‘Ree-Ah-Na’.

Rihanna (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Një përdorues i mediave sociale tha: “Unë e di se si ta shqiptoj emrin e vërtetë të Rihannës, por unë ende e them atë gabimisht në 60 për qind të rasteve”.

Disa këmbëngulën se tifozët britanikë dhe australianë e kanë shqiptuar me saktësi emrin e saj të gjithë së bashku – madje një nga ta sugjeroi arsyen se pse ajo u zhvendos në Londër.

Rihanna (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

“Shihni se përse u zhvendos në Britani të Madhe, ne jemi të vetmit që e kemi thënë emrin e saj saktë”, ka shkruar një përdorues në Twitter.

Rihanna – e lindur si Robyn Rihanna Fenty – zbuloi së fundmi se ajo kishte jetuar prej një viti në fshehtësi në Londër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania

Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania

Magazina
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni

Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni

Magazina
Gramosi pas eliminimit: Fillova të kem frikë nga ajo shtëpi

Gramosi pas eliminimit: Fillova të kem frikë nga ajo shtëpi

Magazina
Befason Drenusha: Driloni s’do të mbahej mend po të qëndronte Atilla

Befason Drenusha: Driloni s’do të mbahej mend po të qëndronte Atilla

Magazina
Kalo në kategori