Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.B shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës për trafikim me njerëz dhe të pandehurit B.B. për shkak të veprës penale “shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurve, të pandehurin H.B. e shpalli fajtor për veprën penale trafikimi me njerëz dhe të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej 300 euro, ndërsa të pandehurin B.B. akuzuar për veprën penale shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet.
I pandehuri H.B. akuzohet se gjatë vitit 2020 në Ferizaj dhe Kaçanik, me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror për vete, keqpërdor në vazhdimësi pozitën e ndjeshme të viktimës N.Xh. e cila është me prapambetje mendore, në atë mënyrë që të njëjtën e mban nën kontroll dhe e shfrytëzon për qëllime seksuale, duke siguruar persona të ndryshëm ndër ta të pandehurit B.B, A.B, G.R, G.D, I.D dhe Sh.B, që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të në këmbim të parave, të cilat para më pas i merr për vete.
Ndërsa i pandehuri B.B akuzohet se nga muaji janar deri në muajin gusht 2020, në Kaçanik dhe Ferizaj, ka shfrytëzuar shërbime seksuale të viktimës së trafikimit, edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni se viktima N.Xh. është person posaçërisht i ndjeshëm për shkak të prapambetjes mendore, në atë mënyrë që fillimisht ka kontaktuar me personin H.B i cili ia kishte ofruar viktimën për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë, duke ia dërguar në vende të caktuara, herë në Kaçanik në banesën e tij, e herë në motele e podrume banesash në Ferizaj, ashtu që pas shfrytëzimit të shërbimeve seksuale nga viktima, të njëjtën e ka paguar në shumë prej 5-10 euro, e të cilat para e njëjta me pas ia ka dhënë të pandehurit H.B.
Kryetari i trupit gjykues ka veçuar procedurën penale kundër të akuzuarve G.D dge G.R, me që të njëjtit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprën penale siç i ngarkon aktakuza, ndërsa të akuzuarit A.B dhe Sh.B, për shkak se nuk ka mund të sigurohet prania e tyre.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa