LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë rregulla të thjeshta që parandalojnë humbjen e kolagjenit

Gjashtë rregulla të thjeshta që parandalojnë humbjen e kolagjenit

Çfarë duhet të bëjmë për ta ruajtur sa më shumë nivelin e kolagjenit?

Mjekët janë në një mendje kur thonë se mes moshës 25 dhe 30 vjeç, gratë fillojnë të humbasin rreth 1% të sasisë së kolagjenit çdo vit, ndërsa mbi 40 vjeç ky proces përshpejtohet edhe më shumë. Por, duket se zakonet e mira të përditshme janë ato që ndikojnë në ruajtjen e një niveli të pranueshëm të kolagjenit, edhe me kalimin e viteve.


Çfarë është kolagjeni dhe si ndikon ai në shëndetin e lëkurës?

“Kolagjeni është proteina më e bollshme në trupin e njeriut që prodhohet nga qelizat e quajtura fibroblaste,” thotë mjekja estetike Mar Mira, shkruan Vogue.

Funksioni i tij kryesor është të krijojë dhe mirëmbajë strukturat e indeve që formojnë trupin, duke gjeneruar fibra rezistente, të forta dhe fleksibël të njohura si ‘fibra kolagjeni’.

Por, çfarë duhet të bëjmë për ta ruajtur sa më shumë nivelin e kolagjenit? Të hiqni dorë nga këto gjashtë zakone të thjeshta në dukje, por ndoshta të vështira për t’u pranuar nga shumëkush.

1. Reduktoni ekspozimin ndaj diellit dhe përdorni SPF çdo ditë

Rrezatimi ultravjollcë ndikon në prodhimin e kolagjenit në lëkurë, për shkak të oksidimit të prodhuar nga rrezet UV duke përshpejtuar shkatërrimin e kolagjenit dhe uljen e prodhimit të tij. Është e rëndësishme të përdorni kremra me faktorë mbrojtës nga dielli.

2. Pini sa më shumë çaj jeshil dhe xhinxheri

Të dy këto lloj çajrash kanë veti anti-oksidante dhe anti-inflamatore sepse kanë përbërës të fuqishëm bimorë që ndihmojnë në parandalimin e humbjes së qelizave të kolagjenit.

3. Shtoni ushqime të pasura me kolagjen

Supë me lëng kockash, toni, salmoni, produktet e qumështit apo arrat, të gjitha këto ushqime të pasura me vitamina dhe vlera të tjera ushqimore ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit.

Fshini rrudhat pa shpenzuar shumë para: Këto ushqime janë shumë të pasura me kolagjen
Lexo po ashtu Fshini rrudhat pa shpenzuar shumë para: Këto ushqime janë shumë të pasura me kolagjen

4. Reduktoni yndyrat dhe sheqernat

Të gjitha ushqimet e pasura me yndyrna dhe sheqerna ndikojnë në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës për shkak të proteinave me cilësi të ulët.

5. Sa më shumë hidratim

Qelizat tona kanë nevojë për ujë për të rigjeneruar dhe eliminuar toksinat.

6. Shmangni duhanin dhe alkoolin

Me siguri që ju e dini se sa negativisht ndikojnë ato në lëkurë, duke shkaktuar përkeqësimin e fibrave të kolagjenit dhe duke ndikuar në mbajtjen e lëngjeve dhe oksigjenimin e qelizave. /Telegrafi/