Gjashtë futbollistët që ishin të pasur para se të fillonin karrierën në futboll
![Gjashtë futbollistët që ishin të pasur para se të fillonin karrierën në futboll](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/lampard-780x439.jpg)
Futbollistët e niveleve të larta në të gjithë botën fitojnë miliona çdo vit nga karriera e tyre, duke shijuar një hap në jetën e tyre – por për disa ka qenë një terren i njohur.
Sporti i preferuar i Britanisë është një industri me miliarda funte, me të drejtat e transmetimit dhe pronarët e pasur duke ngritur çmimet e lojtarëve ndër vite.
Derisa klubet shpenzojnë për të shijuar suksesin, ajo i sheh ata duke kërkuar nëpër botë për talentët më të mirë, ndërsa përpiqen të gjejnë Cristiano Ronaldon ose Lionel Messin e ardhshëm.
Disa prej tyre gjenden në varfëri, duke krijuar histori si i ndjeri, Diego Maradona ose ish-ylli i Chelseat, Victor Moses i cili u desh të kërkonte azil nga Nigeria.
Ky nuk është rasti për të gjithë futbollistët, megjithëse disa janë mbështetur nga shuma të mëdha parash gjatë fëmijërisë së tyre.
Kështu që Daily Star Sport ka hedhur një vështrim nëpër arkivat e vjetra të fotove të disa lojtarëve që kishin shijuar jetën e mirë.
Frank Lampard
Golahënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Chelseat fitoi disa çmime të mëdha në futboll me tre tituj të Ligës Premier, katër Kupa FA dhe një Ligë të Kampionëve në vitin 2012.
Duke u bashkuar nga West Ham në vitin 2001, rruga ishte tashmë e ndritur për të, pasi babai Frank Sr dhe xhaxhai Harry Redknapp kishin karrierën si trajnerë.
Anglezi u dërgua në shkollën Brentwood, një shkollë me konvikt luksoz në Essex, ku një mësues tha se ai mund të kishte qenë një ekonomist.
Gianluca Vialli
Një tjetër legjendë e Stamford Bridge, italiani bëri më shumë se 400 paraqitje për Cremonese, Sampdoria dhe Juventus para se të kalonte në Londër në vitin 1996.
Vialli u vlerësua gjatë gjithë karrierës së tij për qëndrueshmërinë dhe aftësinë e tij për të luajtur përtej vijës së frontit – por 56-vjeçari kishte kohën në fëmijërinë e tij për të mësuar zanatin e tij.
Ish-sulmuesi u rrit nga babai i tij miliarder në një kështjellë me 60 dhoma të quajtura Castello di Belgioioso në Italinë veriore.
Ndoshta nuk ishte befasi të shihte heroin e Blues që merrte pjesë në kampionatin e golfit të Alfred Dunhill Links në vitin 2002, një nga turnet më të pasura në Evropë, 19 vjet më parë.
Gerard Pique
Mbrojtësi i Barcelonës ka fituar çdo trofe të mundshëm si pjesë e skuadrës së Nou Camp dhe ekipit kombëtar spanjoll, ndërsa shijonte jetën me yllin e muzikës pop Shakira jashtë fushës.
Dhe qendërmbrojtësi erdhi nga një familje me sukses në biznes, babai i tij Joan një avokat dhe nëna Montserrat drejtoreshë e një spitali të lëndimeve të shtyllës kurrizore në qytetin e klubit të djalit të saj.
Ndërsa Pique, i cili filloi karrierën e tij te Manchester United, kishte një lidhje familjare me Barçën pasi gjyshi Amador Bernabeu ishte një ish-nënkryetar i klubit.
Ishte parë edhe më herët se 34-vjeçari interesohej për biznesin larg fushës gjatë karrierës së tij duke luajtur, duke filluar një kompani me miliona funte në të cilën edhe Messi është investitor.
Mario Balotelli
Fituesi i Ligës Premier me Manchester Cityn gëzoi një pasuri të madhe në Itali, por mund të ketë qenë shumë ndryshe.
Balotelli lindi në Palermo nga prindër që ishin emigrantë nga Gana, duke çuar në atë që të birësohej nga çifti i pasur Francesco dhe Silvia Balotelli kur prindërit e lindjes së sulmuesit nuk mund ta rrisnin atë.
Derisa çifti luftoi për ta marrë kujdestarinë, u vendos që duhet të qëndronte me familjen me bazë në Brescia, që e kishte birësuar më parë.
Hugo Lloris
Portieri francez e ka gjetur veten në një karrierë jo aq të pasur te Tottenhami, por shijoi lavdinë e Kupës së Botës në vitin 2018 me vendin e tij.
Mirëpo, ai pothuajse kishte një karrierë shumë të ndryshme sportive pasi u rrit në qytetin e pasur të Nicës me një nënë avokate dhe një baba ekonomist.
Lloris luajti tenis si fëmijë dhe kishte një renditje të lartë deri në moshën 13 vjeç.
Futbolli ishte një hobi për 34-vjeçarin për t’u shijuar me miqtë – por ai gëzonte “përgjegjësinë” e të qenit një portier.
Faiq Bolkiah
Kjo listë nuk do të ishte e plotë pa një vijë mbretërore – dhe vjen nga nipi i Sulltanit të Bruneit.
Lojtari 23-vjeçar kaloi karrierën e tij të të rinjve në Southampton , Arsenal dhe Chelsea para se të nënshkruante me Leicesterin vitin pasi ata fituan titullin.
Por mesfushori, i cili ka gjashtë paraqitje dhe një gol për ekipin kombëtar, nuk mundi të depërtojë dhe tani është pjesë e skuadrës portigeze, Maritimo.
E ardhmja mbetet e ndritshme për Bolkiah, megjithëse ai do të marrë një trashëgimi të konsiderueshme nga pasuria e Sulltanit prej 15 miliardë funte, pasi babai Jefri, një manjat i naftës, është vëllai i mbretit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-bellingham-074226-1024x576-1-780x439.jpg)
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham
![Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/Arne-Slot-1-780x439.jpg)
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/onuha-1--780x439.jpg)
"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-16-105301-780x439.jpg)
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah
![Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-16-150245-780x439.jpg)
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë