LAJMI I FUNDIT:

Gjalpi shtëpiak: Bëni lyrje më të përsosur prej vetëm dy përbërësve! (Video)

Gjalpi shtëpiak: Bëni lyrje më të përsosur prej vetëm dy përbërësve! (Video)

Gjalpi bën pjesë ndër ushqimet më të pashmangshme, sepse përdoret në përgatitjen e gjellëve të njelmëta dhe të ëmbla dhe të specialiteteve, me të e lyejmë bukën, e lyejmë tepsinë.

Ai është shumë i shijshëm, është treguar shumë më i shëndetshëm se margarina dhe gjendet në listën e artikujve më të dëshiruar të ushqimit të fëmijëve.

Gjalpi shtëpiak ka afatin e përdorimit prej disa muajsh, transmeton Telegrafi.


Si ta përgatisim?

E gjitha që ju nevojitet janë ajka e ëmbël dhe pak kripë.

Veprimi i parë: Në blender qitni 400 ml ajkë të ëmbël dhe përzieni rreth 10 minuta. Ajka gradualisht do të dendësohet dhe do të shndërrohet në shllag të dendur.

Vazhdoni ta përzieni në blender derisa kokrrat të fillojnë të bashkohen në masë të fortë.

Veprimi i dytë: Kulloni ujin. Zhvendoseni ajkën në ndonjë enë tjetër, shpëlani me ujë të ftohtë dhe sërish kullojeni. Përsëriteni procedurën disa herë, dhe në ajkën e kulluar mirë qitni pak kripë deti.

Qiteni në një enë të vogël apo në kallëp, dhe vendoseni në frigorifer. Gjalpi shtëpiak ka afatin e përdorimit prej disa muajsh.

/Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Piqni peshkun pa hala: Këtë truk duhet patjetër ta provoni!

Piqni peshkun pa hala: Këtë truk duhet patjetër ta provoni!

Nga duart tua
Ëmbëlsirë pa miell dhe sheqer: Desert shumë i mirë

Ëmbëlsirë pa miell dhe sheqer: Desert shumë i mirë

Desert
Makarona me mish pule

Makarona me mish pule

Oreksndjellëse
Galetë milionerësh

Galetë milionerësh

Ëmbëlsirë
Fëmijët do të kënaqen: Ëmbëlsira e lehtë, që gatuhet shpejtë

Fëmijët do të kënaqen: Ëmbëlsira e lehtë, që gatuhet shpejtë

Kuzhina
Kalo në kategori