LAJMI I FUNDIT:

Gigi Hadid ‘thumbon’ Leonardo DiCaprion pasi aktori u pa në shoqëri të Irina Shayk

Gigi Hadid ‘thumbon’ Leonardo DiCaprion pasi aktori u pa në shoqëri të Irina Shayk

Ylli i filmave, Leonardo DiCaprio vazhdon të përflitet për marrëdhëniet e tij intime me modele të njohura.

Këtë herë është modelja e famshme, Gigi Hadid, një nga personazhet e njohur me të cilin u tha se është lidhur.

Në vitin 2022 thuhej se kishin një lidhje, por nuk shkoi më tej, tani modelja ka postuar një foto në Instagram që la të kuptohej se i drejtohej aktorit.


Hadid , 27 vjeç, postoi një foto të një gruaje 87-vjeçare duke mbajtur një dërrasë në duar ku pyeste: “Këshilla për takime?” për të cilën gruaja u përgjigj: “Mos i bëj”, e cila ishte e lidhur drejtpërdrejt me DiCaprion pasi ai u pa me modelen tjetër, Irina Shayk në festivalin Coachella.

Thashethemet kanë vazhduar prej kohësh në një lidhje të mundshme mes Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid , në fakt, raportohet se ata janë ende bashkë.

Fituesi i çmimit ‘Oscar’ u nda nga Camila Morrone në vitin 2022, pikërisht kur ajo mbushi 25 vjeç. Diçka që tërhoqi vëmendjen, edhe pse tani duket se partneret e tij nuk janë në moshën që shumë thonë se ka si kriter aktori.

Ndërkohë, Irina Shayk , ish-partnerja e Cristiano Ronaldos, u nda me Bradley Cooper në vitin 2019, me të cilin ka një vajzë, megjithëse ata u panë së bashku verën e kaluar duke lënë të kuptohej se ishin ribashkuar.

Leonardo DiCaprio fotografohet në “Coachella” me ish-partneren e Bradley Cooper, modelen Irina Shayk
Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio fotografohet në “Coachella” me ish-partneren e Bradley Cooper, modelen Irina Shayk

“Gigi dhe Leo ende shoqërohen dhe bisedojnë kur kanë kohë të lirë. Ata të dy shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe argëtohen së bashku kur oraret e tyre të ngjeshur e lejojnë”, tha një burim anonim për DailyMail.

Foto: Getty

Yolanda dhe Bella e dinë se Gigi është në gjendje të bëjë zgjedhjet e saj të shëndetshme dhe ta mbështesë atë, prioriteti kryesor i Gigi është fëmija i saj.

Thashethemet se ata janë bashkë u ringjallën muajin e kaluar, pasi të dy u panë në të njëjtën aheng pas ‘Oscars’, saktësisht festën e Beyonce dhe Jay-Z në Chateau Marmont. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Laerti e quan

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Kalo në kategori