Gigi Hadid ka një mesazh për fansat e saj.

Modelja 25 vjeçare inkurajoi fansat të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërsa ndau disa fotografi në rrjetet sociale duke treguar fizikun e saj pasi u bë nënë për herë të parë.


Në postim, Hadid publikoi disa imazhe me një bluzë të zezë në të cilën shkruante ‘voto’ dhe në një palë pantallona të verdhë.

Screenshot 2 95 Gigi Hadid (Foto: Instagram)

Gjithashtu në të përfshihen edhe disa pamje të vendeve në SHBA, ku tregon votimet për disa shtete.

Biondja u kërkoi fansave ‘të votojnë sikur lëkura juaj nuk është e bardhë, prindërit tuaj kanë nevojë për kujdes mjekësor, bashkëshorti juaj është një emigrant”, duke sjellë në vëmendje diskriminimin dhe shëndetin e njerëzve.

“Unë votova javën e kaluar së bashku me vajzën time përkrah, për një Amerikë që dua të shohë, por jo vetëm për ne - për kolegët amerikanë që janë më pak të privilegjuar”, shkroi ajo në mbishkrim

Screenshot 3 69 Gigi Hadid (Foto: Instagram)

“Keni një javë e gjysmë. Nëse votoni më herët unë jam krenare me ju. Nëse shkoni në votime më 3 nëntor, jam krenar me ju”.

Ylli përfundoi shkrimin duke thënë: "Cilido qoftë plani juaj, unë jam krenar për ju; sigurohuni që keni një të tillë! Më tregoni më poshtë”.

Gigi Hadid Gigi Hadid (Foto: Stephane Cardinale - Corbis/Corbis via Getty Images)

Ajo ndërkaq javë më parë u bë nënë për herë të parë, teksa mirëpriti një vajzë me partnerin e saj, këngëtarin Zayn Malik. /Telegrafi/