Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs beson se skuadrave angleze iu mungojnë lojtarët e klasit botëror, të cilët janë të nevojshëm për të fituar Ligën e Kampionëve.

Sipas mesfushorit uellsian cilësia e skuadrave angleze ka rënë në pesë vitet e fundit dhe për dallim nga skuadrat që e kanë fituar së fundmi Ligën e Kampionëve, Liverpool, United dhe Chelsea.


Giggs mendon se ka një mungesë të lojtarëve me cilësi të lartë në Ligën Premier, mungesë kjo e cila i ka skuadrat angleze të zvarritën në garën e elitës së Evropës.

“Ky ka qenë një faktor në të gjithë shfaqjet e skuadrave angleze në Ligën e Kampionëve, se cilësia thjesht nuk është atje, apo jo siç ishte kur klubet angleze kishin drejtuar mirë në këtë garë nga viti 2005 deri në 2012”, ka shkruar Giggs në Telegraph.

city 3

“Duket se lojtarët shumë të mirë janë të përqendruar në vende të tjera, dhe nuk është vetëm një spërkatje e lojtarëve kryesorë në skuadra e Ligës Premier”.

sanchez

“Përveç Sergio Agueros dhe Alexis Sanchezit është e vështirë të mendojmë për lojtarë të klasit botëror në skuadrat angleze të Ligës së Kampionëve këtë sezon”, përfundoi legjenda e ‘Djajve’. /Telegrafi/

telegrafi sport app