LAJMI I FUNDIT:

Ghani siguron një mandat të dytë në postin e presidentit të Afganistanit

Ghani siguron një mandat të dytë në postin e presidentit të Afganistanit

Rezultatet e shumëpritura preliminare, tregojnë një epërsi të lartë për Ghani, ndaj rivalëve të tij në sondazhet e kontestuara në masë të madhe.

Janë bërë të ditura sot rezultatet e shumëpritura preliminare, të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, rezultati i së cilave është shtyre për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Sipas Komisionit të Pavarur të Zgjedhjeve, presidenti në detyrë Ashraf Ghani siguroi minimumin e kërkuar prej 50 për qind plus një votë, në raundin e parë të zhvilluar më 28 shtator, duke mos lënë hapësirë për rizgjedhje.


Kreu i komisionit, Hava Alam Nuristani ka thënë në një konferencë për shtyp se komisioni është përpjekur shumë për të siguruar ndershmëri dhe transparencë në sondazhet e dëmtuara nga parregullsia, pretendimet për mashtrime dhe lëshimet teknike.

Sa i përket rezultateve, Ghani mblodhi 50.6 për qind të votave, i ndjekur nga Shefi Ekzekutiv, Abdullah Abdullah me 39.5 për qind dhe udhëheqësi veteran Gulbuddin Hekmatyar me 3.8 për qind.

Mirëpo, ekipi i Abdullah e ka refuzuar rezultatin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori