Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, ka prezantuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

“Real” mban titullin kënga e re e artistit, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Teksti është shkruar nga vet Getoar Aliu (emri i vërtetë), kurse për muzikën është përkujdesur Izsogoodmusic.

Screenshot 7 Getinjo (Foto: YouTube)

Videoja ndërkaq iu besua Nate dhe tani të plotë e gjeni në kanalin ‘2Euro Music’ në platformën YouTube.

Geti edhe këtë herë ka shprehur një realitet të jetës, duke përfshirë të kaluarën e po ashtu edhe kolegët.

Kjo nuk është hera e parë që reperi realizon projekte të tilla, i cili edhe kësaj radhe po pëlqehet nga fansat e publiku.

Krijuesi i shumë hiteve po vazhdon t’i qëndroj besnik stilit të tij që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/