Të hënën janë gjetur mbetje mortore në një pjesë malore mes Rashkës dhe Kizhevakut të Serbisë, të cilat besohen të jenë të viktimave shqiptare nga lufta e fundit në Kosovë.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu në një intervistë për Telegrafin ka thënë se për gjetjen e këtyre mbetjeve mortore kanë pritur pesë vjet.
Gërxhaliu theksoi se janë duke pritur ftesën që do tu bëhet nga institucionet e Serbisë, për të vazhduar punën e tyre.
Sipas tij, terreni ku është duke u punuar për gjetjen e këtyre mbetjeve nuk është i lehtë, pasi siç tha ai aty janë hedhur mbetje të minierave përreth.
“Jemi në gjendje gatishmërie që nga ajo ditë…Me Makollin si udhëheqës i grupit punues jemi tërë ditën bashkërisht duke u përgatitur në rast të thirrjes së menjëhershme në lokacion. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë informatë zyrtare apo ftesë për t’iu qasur lokacionit. Nuk e dimë se cilat do të jenë masat e ndërmarra. Nga momenti i gjetjes së mbetjeve kockore, lënda ka kaluar nga prokurori tek gjykatësi sipas ligjeve të Serbisë. Dhe ne presim nga përvojat e mëtutjeshëm që ata të njoftojnë edhe pse ata e kanë si ligj që të vendosin vet. Nuk është bash e lehtë t’i qasesh një terreni të tillë. Është një vend malor shumë i thepisur dhe është krijuar një bjeshkë prej mbetjeve të hedhura nga miniera. Qëllimi ynë ka qenë që të vijmë në pikën 0. Të hënën kemi hasur në mbetje kockore për një punë që presim prej pesë vitesh”, ka thënë Gërxhaliu për Telegrafin.
Ai tutje shtoi se nuk është kjo miniera e vetme ku kanë hasur në mbetje mortore.
“Nuk është kjo miniera e parë që po hasim në të. Rudnica është një lokacion ku janë hedhur gurë nga miniera e afërt aty. Gjithashtu në lokacionin që e kemi vizituar para një muaji është miniera e thëngjillit në Shtavall të Sidnicës, pra edhe aty kemi bërë kërkesën që sa më shpejt të na bëhet e mundur që ta bëjmë ekzaminimin e atij vendi”, tha drejtori i IML-së.
Gërxhaliu potencoi se relievi ka lëvizur shumë dhe nuk është pikën zero, siç ka qenë para 20 vitesh.
Ai tha se me anë të pamjeve satelitore kanë arritur të identifikojnë vendin ku janë gjetur mbetjet mortore.
“Pra kemi të bëjmë me vend në të cilat është lëvizur relievi normal. Edhe po të ishte relievi i asaj kohe, është vështir me kalimin e kohës për ta gjetur vendin sepse edhe dëshmitari ka mundur ta harroj. Por duke ju falënderoj pamjeve satelitore ne kemi hasur në këto mbetje mortore”, tha ai.
I pyetur se për sa mbetje mortore bëhet fjalë, dhe a dihen se nga cilat masakra mund të jenë, Gërxhaliu tha: “Numri nuk bën të flitet sepse asnjëherë s’na kanë dal numri i pritjeve. Po flas për një mijë pika në këto 20 vite. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi i trazojmë familjarët e të pagjeturve. Detyra jonë si ekspert është që ta japim numrin e personave që gjejmë bazuar në antropologjitë. Punë do të ketë shumë. Nuk e dimë se për sa persona bëhet fjalë. Duhet të kontrollohet i tërë terreni deri sa të bindemi që nuk ka mbetje mortore”.
E sa i përket punës së zbulimit të mëtutjeshëm të vendit për mbetje mortore, Gërxhaliu tha se tash e tutje duhet të punohet me vegla dore e jo me makineri të rëndë.
“Duhet të punojmë me vegla dore e jo me makineri të rëndë sepse dëmtohet mbetjet”.
Mirëpo, ai po ashtu theksoi se puna mund t’ju vështirësohet pasi dimri po afron.
“Po ashtu jemi në kohë të keqe, sepse po shkojmë nga dimri. Duhet ta analizojmë a ja vlen të hyjmë e fillojmë punën, pasi edhe reshjet mund ta shembin dheun e të krijojmë dëme edhe më të mëdha. I kuptojmë shqetësimet e familjarëve por edhe ta duhet ta na kuptojmë”.
Por, se a pritet që mbetjet mortore të riatdhesohen në Kosovë, ai sqaroi: “Pas tërheqjes së mbetjeve, punëtorëve me koordinim me palën serbe do të ndërtojnë një tend-kontinierë sepse do të punohet aty dhe autopsia do të bëhet aty. Do të marrim kampionet mostrat për profilin gjenetik. Meqë po punohet në Serbi ato do të dërgohen në Komitetin për persona të pagjetur, kur të arrihet koordinimi atëherë ato do të riatdhesohen në Kosovë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame