Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se në takim me ministrin Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, ndër të tjera kanë biseduar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një konferencë për media, Gërvalla tha se në takim me ministrin austriak ka përmendur gatishmërinë dhe seriozitetin e Kosovës për procesin e dialogut, i cili sipas saj do të përfundonte shumë shpejt nëse Serbia nuk do të vazhdonte me përpjekjet për bllokim.
“Me homologun folëm edhe për dialogun me Serbinë duke vënë në pah edhe propozimet tona konkrete – nënvizova gatishmërinë tonë në këtë proces i cili do të përfundonte shumë shpejt nëse Serbia do të hiqte dorë nga pozicioni i saj drejt bllokimit të këtij procesi”, tha kryediplomatja para mediave.
Ajo tutje tha se në takim kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Austri, duke potencuar se në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, Austria meriton të veçohet si akter i rëndësishëm i integrimit evropian të Kosovës.
“Qindra mijëra qytetarë të Kosovës kanë lidhje të ngushta me Austrinë. Angazhimi i vazhdueshëm i Austrisë për Kosovën është dëshmi e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Në mesin e shteteve anëtare të BE-së, Austria meriton të veçohet si akter i rëndësishëm i integrimit evropian të Kosovës”.
“Homologun tim e falënderova për mbështetjen aktive në përpjekjet tona për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Austria është shtyllë e rëndësishme për përfaqësimin e interesave të rajonit tonë dhe veçanërisht të Kosovës”, është shprehur ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënë”, avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
Shqiptari në Angli, kapet me tetë kilogramë kokainë dhe 200 mijë funte
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri