LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Jemi të fokusuar në njohjen nga pesë shtetet e BE-së që nuk na kanë njohur

Gërvalla: Jemi të fokusuar në njohjen nga pesë shtetet e BE-së që nuk na kanë njohur

Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme ku ka thënë se janë duke punuar me fokus në njohjet nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian te cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Dialogu është e vetmja rrugë, për gjetjen e zgjidhjeve edhe me fqinjin tonë verior por nevojitet një gjuhë tjetër nga Serbia në raport me Kosovën dhe seriozitet më i madh i ndërmjetësuesve evropian në këtë proces”, ka thënë ministrja e Jashtme.

“Jemi duke punuar jo vetëm të njohjeve të reja por jemi të fokusuar në njohjen nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk na kanë njohur. Kemi progres përjashtim të një shteti ku nuk kemi asnjë progres. Përpiqemi të gjejmë mënyra të thjeshta, të pranueshme edhe nga shtetet që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës por që nuk refuzojnë bashkëpunim në fusha te tjera”, ka thënë ajo.


Ajo ka përmendur edhe nismën rajonale “Open Ballkan”, për çka ka përsëritur qëndrimin e qeverisë së Kosovës.

“Përmes ‘Open Ballkan’ është tentuar të krijohet paralele me procesin e Berlinit. Jemi deklaruar qartë që nuk kërkojmë alternativa ndaj anëtarësimit në BE dhe nuk kemi nevoje për alternativa që më shumë janë fjalë goje”, ka thënë Gërvalla.

Ndërsa lidhur me emërimin e ambasadorëve të rinj, ministrja ka thënë se ka pasur dinamikë në procesin e emërimit.

“Deri në fund të muajit dhjetor presim të fillojë punën secili ambasadorë. Kemi pasur mjaft dinamikë në këtë proces dhe ky proces finalizohet me njerëz që besojnë fort qe kanë për t’i shërbyer Kosovës me përgjegjësi dhe profesionalizëm”, ka thënë ajo. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori