Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla tha sot se është i papranueshëm çfarëdo opsioni për ndarjen territoriale apo shkëmbime territoriale si mundësi për zgjidhjen e problemeve në rajon.
Gërvalla duke iu referuar një ‘shkrimi’ ditë më parë lidhur me mundësinë për shkëmbime territoriale në rajon tha se tezat e tilla janë të rrezikshme dhe duhet të gjitha palët të jenë të kujdesshme sepse në këtë formë cyten konflikte të reja të cilat për rajonin janë të panevojshme.
“E kemi ndjek me shumë shqetësim daljen në media të letrave të tilla, tezave të tilla që vetëm thjesht përmendja e tyre është e rrezikshme për rajonin… Në vitin 2018 kemi pas tendenca për gjetjen e zgjidhjes përmes shkëmbimeve territoriale, ndarjen e vendeve në vija etnike”, tha ajo.
“Për ne është shumë e qartë, nuk është asnjë opsion ajo çfarë shkruhet në letra të tilla pavarësisht se kush janë autorët dhe pavarësisht a janë menduar si teza për t’u diskutuar apo për tu implementuar.
Qëndrimi jonë është i qartë. Tezat janë të rrezikshme dhe duhet të gjitha palët të jenë të kujdesshme sepse në këtë formë cyten konflikte të reja të cilat për rajonin janë të panevojshme”, tha ajo pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Ndërkaq, Osmani tha se nuk duhet rënë në kurthin e lidhjes së autorësisë me Slloveninë pasi një gjë e tillë është demantuar nga vet Sllovenia mike.
“Sllovenia është mbështetëse e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Nuk është korrekte ta lidhim këtë dokument me Slloveninë. Sa i përket përmbajtjes qëndrimi jonë është i prerë se në Ballkan janë përdorur shumë modele në trajtimin e çështjeve etnike. Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesit në rajon. Alternativa e vetme për paqe të qëndrueshme është zgjerimi i NATO-snë rajon dhe integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë