Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Vatra Agency, Gerton Bejo në një intervistë për Telegrafin ka thënë se biznesi i marketingut digjital tashmë është zhvilluar shumë, sa që nuk ka më kufi.
Bejo shton se Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë me njeri-tjetrin në mënyrë që të janë më konkurrues në treg.
“Shqipëria dhe Kosova normalisht kanë një rritje. Ku para dy viteve bëmë një analizë të të dhënave, ku nisja e një biznesi kishte kosto të ulëta, bizneset e përqafuan sepse kishte kosto të larta për televizionet. Pati një reagim shumë të shpejtë, të paktën në shtatë vitet e fundit. Për sa i përket Kosovës, ka pasur një zhvillim tjetër, flasim një kontekstit e krijimit të përmbajtjes e që ka pasur një fushë krejt ndryshe brenda fushës së marketingut digjital”, tha Bejo.
“Ajo se çfarë duhet të bëjmë është që ekonomitë tonë ta shihen si një, që duhet të bashkëpunojnë fortë me njeri-tjetrin, jemi një treg dhe kjo është ajo që duhet të na bëjë të fortë që të jemi sa më konkurrues në treg”, shtoi ai.
Sipas tij, shqiptarët e kanë mundësinë që të janë faktor kyç në këtë ekonomi.
“Prishtina është lider për disa numra dhe nuk tregon asgjë tjetër se shqiptarët e kanë mundësinë që të jemi faktor kyç në këtë ekonomi. Ky lloj biznesi nuk ka më kufi dhe nuk ka pse më të lëvizim. Ne jemi këtu, mund ta ofrojmë shërbimin tonë nga ambientet tona dhe të japim një super cilësi për kompanitë më të mëdha në botë”, theksoi Bejo.
Duke folur për rëndësinë e marketingut digjital, Bejo thotë se në dekadën e fundit, bizneset në vendet shqipfolëse ka filluar të zbatojnë këtë gjë.
“Agjencitë kanë filluar ta zbatojnë këtë gjë, të paktën në dhjetë vitet e fundit. Gjatë kësaj periudhë hapen të gjitha kompanitë e para si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, të cilat filluar të reklamonin. Normale, në fillim pak më amatore, pra duke parë e testuar, sepse është i tillë lloji i profesionit”, tha ai.
“Deri dje, një artikull bëhej i bukur, shkruhej bukur, kishe literaturën e duhur, pra kishte gjithë pjesën e gjuhësisë, pro sot ai artikull i duhur atëherë duhet të ketë edhe fjalët kyçe te SEO-s brenda, në mënyrë që të jetë funksional për atë kanal që duhet të zbatohet”, shton Bejo.
Në fund, sipas Bejos nëse biznesi nuk ec në këtë drejtim, atëherë ai do të humb një pjesë të tregut për ta dërguar në kolaps ekonomik.
“Në Ballkan kemi ende biznese që nuk operojnë, sepse bizneset në këto vende janë shumë patriarkale. Mos të harrojmë se këta biznesmen patriarkal kanë fëmijë, kanë nipër e mbesa, kanë njerëz që ua drejtojnë biznesin, të cilët e dinë mirë fuqinë e komunikimit digjital”, tha ai.
“Nëse këta e kanë bërë një shtyrje që kjo të mos ndodh për herë të parë, mirëpo kjo nuk do të ndodh për herë të dytë, sepse është një gjë shumë e drejtpërdrejt. Nëse ai biznes nuk do të bëjë një afrim të parë, ai do të humb një pjesë të tregut, i cili nesër mund ta dërgoj në një kolaps edhe nga ana ekonomike”, përfundon Bejo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje