Plagët e luftës ende janë të pranishme dhe atë jo vetëm në Studime të Vushtrrisë, ku sot u përkujtuan 116 martirë të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Por më të rëndë se të tjerët e kanë ata që ende kërkojnë eshtrat e më të dashurve.
Gërmime për këtë po bëhen në Kizhevak të Rashkës në Serbi. Atje po gërmohet nëse ka trupa shqiptarësh të varrosur në varr masiv, pas vrasjes së tyre në luftën e fundit në Kosovë.
Por aty, prezent janë vetëm përfaqësuesit e EULEX-it, e jo edhe anëtarët e Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur apo dikush nga Departamenti Mjekoligjor, pasi shteti nuk po gjen para për dy ekspertë.
Për mungesë financimi, asnjë ekspert kosovar nuk po merr pjesë në Rashkë, në gërmimet ku dyshohet se ka trupa të pajetë shqiptarësh të vrarë nga Serbia gjatë luftës së fundit.
Arsim Gërxhaliu ekspert mjeko-ligjor thotë se si kryesues i departamentit të mjekësisë ligjore janë të gatshëm të udhëtojnë drejt Rashkës sikur kanë bërë edhe herëve të tjera. Por sqaron se institucionet përgjegjëse nuk kanë ndarë buxhet.
Gërxhaliu tregon se kjo situatë më së shumti i dëmton familjarët të cilët po presin eshtrat e më të dashurve të tyre, tash e 18 vjet.
Skandal e ka quajtur mungesën e palës kosovarë në gërmimet në Rashkë, kryetari i shoqatës “Zëri i prindërve”, Bajram Qerkini.
Ai thotë se Qeveria e Kosovës, ministria e Drejtësisë dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, nuk kanë siguruar mjete për ekspertin mjeko ligjore që të udhëtojë drejtë Rashkës.
Por të gjitha këto i mohon kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur Prenk Gjetaj.
Sipas tij, përveç datës 28 prill që kanë munguar, anëtarët e komisionit që nga fillimi i gërmimeve atje, kanë qenë vazhdimisht prezent.
Prenk Gjetaj Kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit thotë se “ne e kemi buxhetin”.
Me telashe të tilla është përballur deri në vitin 2010 drejtori i departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, i cili deri në këtë vit kishte shkuar me mjete vetanake në lokacione të ndryshme në Serbi. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi