Këtë të shtunë, më 13 dhjetor, policia e Pogradecit ka shoqëruar tre persona të cilët po kryenin gërmime të paligjshme, tek varret ilire në zonën e Selcës, në zonën e Mokrrës.

Tv Klan raporton se policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një metalkërkues dhe mjetin me të cilin tre personat kanë shkuar në këtë sit arkeologjik, që i përket shekullit IV para Krishtit.


Incidente si ky i sotmi, nuk ndodhin për herë të parë.

Varret Ilire të Selcës janë bërë shpesh objekt i gërmimeve të paligjshme nga ata që kërkojnë metale të çmuara por edhe objekte arkeologjike.