LAJMI I FUNDIT:

Gërmime në Apoloni, ekipet e arkeologëve shqiptarë bashkëpunojnë me ata francezë

Gërmime në Apoloni, ekipet e arkeologëve shqiptarë bashkëpunojnë me ata francezë

Ekipet e arkeologëve shqiptarë në bashkëpunim me atë francezë po kryejnë gërmime në Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier.

Gërmimet arkeologjike po kryehen në banjat termale të Apolonisë, teksa studiesit kanë në qendër të vëmendjes pasqyrimin e saktë të këtij vendbanimi të rëndësishëm europian.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada franceze, përmes një postimi në rrjetet sociale, në kuadër të 100 vjetorit të bashkëpunimit shkencor midis Francës dhe Shqipërisë.


Organi diplomatik shkruan se në këtë përvjetor është e rendësishme që të theksohet ky partneritet, i cili është bazë e frankofonisë shkencore midis dy vendeve tona.

Gjithashtu ato kanë përkujtuar edhe themeluesit kryesorë të këtij partneriteti përgjatë kësaj kohe në gjithë këto vite, historianët e shquar francezë dhe ato shqiptarë, si Léon Rey (1887-1954), Pierre Cabanes (1930-2023) dhe Hasan Ceka (1900-1998).

“Takime të frytshme me ekipet arkeologjike shqiptare dhe franceze që po kryejnë gërmimet rreth banjave termale të Apolonisë.

Në këtë 100 vjetor (1924-2024) të bashkëpunimit shkencor midis Francës dhe Shqipërisë, bazë e frankofonisë shkencore midis dy vendeve tona, është e rëndësishme të theksojmë këtë partneritet”, ka shkruar Ambasada franceze. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Siguri
Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Lajme
“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

Lajme
Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

Lajme
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori