Georgina Rodriguez bëri një shfaqje të guximshme teksa po largohej nga Hotel Martinez në Francë gjatë Festivalit të 76-të vjetor të Filmit në Kanë, të enjten (25 maj).

E dashura e Cristiano Ronaldos, 29 vjeçe, dukej hyjnore me një fustan të shkurtër ngjyrë vjollce, me çarje deri në kofshë.


Influencerja u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo, ndërsa ajo nxirrte në pah format e saj të tonifikuara në fustanin elegant.

71401623 12124113 Glam Cristiano Ronaldo s girlfriend looked divine in a purple mi a 31 1685028584187

Bukuroshja argjentinase kombinoi dukjen me një palë taka me majë ngjyrë rozë të ndezur.

Ajo mbante gjërat e saj në një çantë dore gjithashtu rozë dhe përfundoi 'look'-un me një palë vathë me diamant dhe aksesor të tjerë.

71401701 12124113 image a 34 1685028584497

Rodriguez ndërkohë po e shijon suksesin sezonin e dytë të dokumentarit të saj "I am Georgina", që u publikuan në Netflix në mars të këtij viti.

Ndryshe, së fundmi u përfol për një krizë në marradhënien e saj me Roanldon, por dyshja i ka demantuar duke u shfaqur bashkë në disa dalje publike. /Telegrafi/

71401703 12124113 image a 32 1685028584232