LAJMI I FUNDIT:

Georgievski kërkon mbyllje të plotë 10-ditore të shtetit, për të parandaluar coronavirusin

Georgievski kërkon mbyllje të plotë 10-ditore të shtetit, për të parandaluar coronavirusin

Kryetari i OBRM-Partisë Popullore, Lubço Georgievski kërkon mbylljen e plotë dhjetë ditore të shtetit që të parandalohet përhapja e coronavirusit.

Sipas tij, në këtë mënyrë do të tejkalohet kriza dhe do të jetë fazë për lehtësimin e masave, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kërkojmë mbylljen e plotë të gjithë Maqedonisë – dhjetë ditë. Kjo është e nevojshme që të bëhet kapërcim i krizës së virusit. Do të jetë hyrje tutje që të lirohemi nga masat. Kjo që tani bëhet duke u mbyllur në orën 16 është kundër produktive, krijohet rrëmujë e madhe para bankave, në markete në orët e mëngjesit, para orës policore dhe krijojmë përhapje të panevojshme të virusit, në vend që ta bllokojmë atë plotësisht”, tha Georgievski për TV24.

Ai shtoi se kjo punë nuk do të përfundojë për dy muaj, bëhet më e qartë dhe kjo është arsyeja pse duhet të shkohet me një masë të tillë.

“Jemi vend i vogël, mund të jetë kjo avantazh për ne, por duhen masa të tjera. Ai duhet të jetë qëllimi ynë – shtet i lirë nga coronavirusi”, thotë Georgievski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori