Në ceremominë e 78-të të Tony Awards në Nju Jork, aktori amerikan George Clooney u bë qendër e vëmendjes me pamjen e tij të re – flokë të bardhë natyralë.

Kjo ishte hera e parë që Clooney u nominua për këtë çmim prestigjoz, falë rolit të tij në shfaqjen broadwayase "Good Night, and Good Luck", ku ai portretizonte legjendën e gazetarisë Edward R. Murrow.


Për t’i përshtatur më mirë personazhit, Clooney kishte lyer flokët me ngjyrë të zezë gjatë xhirimeve. Por pas përfundimit të shfaqjes, ai vendosi t’i kthehej pamjes së tij natyrore – një vendim që e bëri të lumtur gruan e tij, Amal Clooney.

"Gruaja ime ishte personi më i lumtur kur u ktheva në shtëpi dhe i hoqa të gjitha ato bojë", tha Clooney (64 vjeç) duke qeshur në tapizin e kuq. Ai shtoi me humor: "Dukeshim si një drogaxhi me atë bojë të tmerrshme të zezë për flokë".

Në një intervistë për Seth Meyers, Clooney vazhdoi me shaka për transformimin e tij: "Dukem sikur jam në mes të një krize të tmerrshme të moshës së mesme. Jam 64 vjeç – pra, 'e mesmja' është pak e shtrirë!"

Shfaqja e tij në Broadway u bë historike si e para prodhim broadwayas që transmetohej live në CNN, një përparim që Clooney e vlerëson shumë. "Jam i lumtur që një publik më i gjerë do ta shohë këtë shfaqje, jo vetëm ata që vijnë në Broadway. Mendoj se ishte një ide e mirë që të mund ta shikonin falas nga shtëpitë e tyre", tha ai.

Clooney konkurroi për Tony-n për Aktorin Më të Mirë në një Dramë, së bashku me Cole Escola, Jon Michael Hill, Harry Lennix, Daniel Dae Kim dhe Louis McCartney. Në fund, çmimi u dorëzua Cole Escola.

Pavarësisht humbjes, Clooney duket i kënaqur me kthimin e tij në pamjen natyrore – dhe sigurisht, me gëzimin e Amal! /Telegrafi/