Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka kohë që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor.

Arsyeja e kësaj distance nga muzika është kryesisht fokusimi në jetën e saj private, pasi këtëvit është bërë nënë për herë të parë.


Sido që të jetë, Ismajli vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave gjendet më afër fansave.

gent

Së fundmi, Genta ka publikuar për ndjekësit e saj të shumtë disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku është dukur mjaft tërheqëse.

Në një prej tyre, këngëtarja e hitit “Guximi” pozoi pranë një veture luksoze, teksa kishte veshur një këmishë me katrore dhe kishte vendosur një shami në kokë.

unknown 315452965 808005330279690 4392456220830762296 n

“E shpejt si Ferrari”, shkroi këngëtarja me origjinë nga Gjilani në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Të tjera imazhe e shfaqnin atë në poza provokuese, duke vënë në pah kryesisht linjat e saj trupore. /Telegrafi/

unknown 315925680 201417232257983 5176657494759627972 n Foto: Genta Ismajli/Instagram

unknown 315928188 961998088107831 8575785185704339638 n Foto: Genta Ismajli/Instagram

unknown 316144842 494607885951573 8181992278905835791 n Foto: Genta Ismajli/Instagram