Fotot e Princeshës Diana dhe Princit Charles vazhdojnë edhe sot të qarkullojnë në të gjitha mediet dhe po ashtu akoma diskutohen detaje rreth marrëdhënies së tyre.

Por shumica prej nesh nuk e kanë vënë re kurrë gjënë më të dukshme tek ish-çifti mbretëror.


Në fotot zyrtare të Princit dhe Princeshës vihet re se ai është më i gjatë, por vetëm shumë vite më vonë gazetarët kureshtarë kanë zbuluar se fotot nuk pasqyrojnë realitetin.

640 0 6141ed68c57a6

Pas fotove që tregojnë Princin Charles si më të gjatë se Princesha Diana fshihet një “gënjeshtër” e madhe, shkruan Class.

Në fakt, Princi Charles dhe Princesha Diana kishin të njëjtën gjatësi.

640 0 6141ed692459f

Diana u detyrua të qëndronte më poshtë ose i kërkohej të vendoste njërën këmbë përpara, dhe një takë më e lartë se dy centimtra do të “prishte” menjëherë pamjen harmonike të çiftit.

Në këtë mënyrë, diferenca mes tyre u minimizua - të paktën në foto.

640 0 6141ed698f6a1

Shumë njerëz thonë se kjo është bërë posaçërisht për të treguar statusin dhe rolin drejtues të Charles-it në familje.

640 0 6141ed6872e00