Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Gegë Lleshi në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit.


Tutje në njoftim thuhet se Kurti uroi për detyrën e re zëvendësministrin Lleshi.

“Kryeministri Kurti e uroi z. Gegë Lleshi për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/