LAJMI I FUNDIT:

Geci: Operatorët turistik të prekur nga pandemia, ministria do të përpiqet të gjejë zgjidhje për ta

Geci: Operatorët turistik të prekur nga pandemia, ministria do të përpiqet të gjejë zgjidhje për ta

Udhëheqësja e Divizionit të Turizmit në Ministrinë e Tregtisë, Lumturije Geci ka folur për situatën në sektorin e turizmit pas anulimit të shumë fluturimeve.

Geci në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se operatorët turistik kanë një ndikim të madh në sektorin e turizmit pasi sjellin grupe të turistëve ndërkombëtarë në Kosovë.

Ajo thotë se edhe operatorët turistikë janë prekur nga pandemia dhe se sipas saj kushtet e pandemisë nuk janë të njëjta me ato kur klientët i lidhin me operatorët turistik.


“Marrëveshjet me klientin nuk mund të zbatohen në bazë të dispozitave pasi kushtet e pandemisë nuk e lejojnë”.

Udhëheqësja e Divizionit të Turizmit thotë se në bazë të ligjit aktual se klientët kanë të drejtë të bëjnë anulimin e udhëtimeve.

“Mirëpo në kushtet e pandemisë në marrëveshje me klientin paketa turistike duhet të shtyhet apo në rast mosmarrëveshjeje edhe të anulohet udhëtimi”.

Ajo thotë se nëse operatorët nuk gjejnë mirëkuptim me klientët duhet të shkohet me procedura ligjore.

Geci thotë se pandemia është situatë e re dhe nuk janë paraparë veprimet që duhet të merren në raport me operatorët turistikë.

“Ne si ministri do të kemi përsëri takime me operatorët turistik dhe do të shohim të gjejmë një zgjidhje pasi ky sektorë preket direkt nëse klientët kërkojnë anulim të pushimeve”, tha ndër të tjera Lumturije Geci./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Kalo në kategori