LAJMI I FUNDIT:

GDP formon partinë e re, Ymeri thotë se ende s’është vendosur për emrin

GDP formon partinë e re, Ymeri thotë se ende s’është vendosur për emrin

Grupi i Deputetëve të Pavarur i Kuvendit të Kosovës, kanë njoftuar sot se kanë formuar partinë e tyre të re.

Formimin e partisë së re e bënë të ditur Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani të cilët në një konferencë për media dhanë disa detaje për planin dhe organizimin e tyre.

“Në këtë deklaratë i kemi përmendur parimet tona kryesore në atë se si e shohim realitetin politik dhe shoqëror. Angazhohemi për një sistem politik që nuk favorizon dhe as nuk diskriminon askënd. Ne besojmë që popullit të Kosovës i takon e drejta për vetëvendosje. Për ne liria dhe barazia janë të pandashme si dhe inkurajimi i shumëllojshmërisë, mirëpo liria është jo e plotë nëse nuk realizohet edhe në vlerë individuale. Në këto drejtime do të bashkëpunojmë me qytetarin dhe me grupet e tjera shoqërore”, tha Ymeri.


I pyetur rreth ermit të partisë së tyre të re, Ymeri ka thënë se ende nuk është vendosur për një emër porse sipas tij ka propozime të ndryshme.

”Ka disa propozime sapo të kemi diçka do ta publikojmë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, deputeti Dukagjin Gorani deklaroi se partia e tyre e re do të angazhohet për një republikë qytetare në të cilën sovraniteti i shteti buron nga qytetarët.

Ky formim i partisë nga GDP-ja, vie pasi pjesëtar të këtij grupi disa muaj më parë dhanë dorëheqje nga partia Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori