LAJMI I FUNDIT:

Gazsjellësi Shkup-Tetovë-Gostivar do të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm

Gazsjellësi Shkup-Tetovë-Gostivar do të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm

“Gazsjellësi Shkup-Tetovë-Gostivar, në gjatësi prej 86 kilometrave, deri në shtator u realizua në nivel prej 66 për qind, me vlerësim se tërësisht do të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, duke përfshirë edhe ndërtimin e stacioneve matëse dhe degëve drejt qyteteve”.

Këtë e deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, gjatë inspektimit të aktiviteteve ndërtimore në terren. Ai tha se gazsjellësi magjistral Shkup-Tetovë-Gostivar, është pjesë e ndërtimit të sistemit transmetues për gaz në tërë shtetin, si një nga prioritetet e para të Qeverisë, me interes të posaçëm dhe të jashtëzakonshëm për qytetarët dhe ekonominë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Pa dallim të asaj se për shkak të pasojave nga pandemia me Kovid-19 dhe realizimit të punëve është ngadalësuar, tërësisht kanë përfunduar punët në magjistralen e gazit nga Kleçovce deri në Negotinë, në gjatësi prej 96 kilometrave, ndërsa pjesa Negotinë-Prilep-Manastir, e gjatë 92 kilometra në shtator u kompletua tërësisht”.

“Vijon fazë, kur duhet të përcaktohen operatorët e rrjetit sekondar dhe terciar, të cilët duhet të sigurojnë transmetim dhe kyçje me çmime të ulëta, të qasshme për qytetarët dhe stimuluese për industrinë. Për këtë qëllim është shpallur thirrje për vendosjen e partneritetit privat publik për financim, projektim, ndërtim, menaxhim, mirëmbajtje dhe zhvillim të sistemit distributiv të gazit natyror. Në vijim është evaluimi i paraqitjeve për pjesëmarrje, së bashku me konsultantët nga BERZH për kontroll të kapaciteteve të tyre në pajtim me kriteret e thirrjes”, tha Zaev.

Kryeministri potencoi se nga ana ynë, me interkonektorin me Greqinë, shteti do të sigurojë furnizim stabil dhe të vazhdueshëm me gaz, pavarësi dhe çmime konkurrente./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori