Nga Muhamet Hajrullahu dhe Albert Spahiu
Njëra ndër temat që ka nxitur reagime të shumta në vend këto ditë dhe polemika mes zyrtarëve qeveritarë edhe atyre në opozitë është përfshirja e Kosovës në tubacionin e gazit nga Greqia nëpërmjet Maqedonisë së Veriut, projekt ky i përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky debat në publik por pa shumë informacione zyrtare institucionale se çfarë ka qenë sugjerimi i Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë që të ketë reagime vendore nga pozita e opozita, nga presidentja e vendit si dhe vetë SHBA-ja.
Lidhur më këtë projekt, në Prishtinë edhe në Athinë si kurrë më parë kemi parë vizita bilaterale. Madje në publik ishte diskutuar se më këtë projekt mund të ketë edhe njohje nga shteti helen për Kosovën.
Historia e projektit të gazit ku mund të përfshihet Kosova
SHBA-ja në buxhetin e ri të propozuar nga presidenti Joe Biden ka marr vendim që t’i ndaj Kosovës rreth 200 milionë euro në kuadër të agjencisë së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Në këtë fond, njëri nga projektet është ndërtimi i sektorit energjetik, përkatësisht ndërtimi i infrastrukturës së gazit.
“MCC dhe Qeveria e Kosovës përditësuan dhe riafirmuan qasjen në energji të sigurt dhe të përballueshme si një pengesë për rritjen ekonomike të vendit. Gjatë dy viteve të fundit, MCC ka punuar me Qeverinë dhe akterët e tjerë për të zhvilluar një program të fokusuar në sektorin e energjisë të Kosovës. MCC dhe Qeveria përfunduan studimet e fizibilitetit në vitin 2020 për të vlerësuar tre projekte të propozuara: zhvillimin e sektorit të gazit natyror të Kosovës, krijimin e rezervave të energjisë për balancimin e sistemit energjetik dhe përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike”, thuhet në vendimin e MCC-së, përcjell Telegrafi.
The @WhiteHouse has released #PresidentBiden’s FY22 budget request to #Congress, including $912 million for #MCC to continue our ambitious strategy in the critical areas of #climate, inclusion and #genderequality, and catalyzing #privatesector investments. https://t.co/aNa3FdeEbI
— Millennium Challenge (@MCCgov) May 28, 2021
Pas këtij vendimi, Kosova aktualisht është duke negociuar me Qeverinë greke dhe autoritetet amerikane për shfrytëzimin e gazit.
Sistemi i Pavarur i Gazit Natyror (INGS) është duke zhvilluar projektin për ndërtimin e terminal të gazit LNG, afërsisht 17.6 kilometra në jug-perëndim të Alexandroupolis.
Projekti INGS pritet të përmirësojë sigurinë e energjisë së vendeve të rajonit dhe të promovojë zhvillimin e një qendre konkurruese të tregtimit të gazit.
Gjithashtu edhe Maqedonia e Veriut është duke negociuar marrëveshjen dhe është e interesuar për dy projektet e ndërlidhura.
Reagimet në Kosovë për tubacionin e gazit dhe kritikat e opozitës
Në publik ishte kritikuar Qeveria e Kosovës se nuk po kthen përgjigje konkrete për këtë projekt në të cilin është përfshirë vet SHBA-ja.
Por reagimi i parë institucional kishte ardhur nga ministrja e dikasterit Artane Rizvanolli.
Ministrja e Ekonomisë, Rizvanolli ka thënë se, ndërtimi i infrastrukturës së gazit është duke u shqyrtuar.
“Ndërtimi i infrastrukturës së gazit është një opsion që është duke u shqyrtuar. Ne kemi qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerë të ndryshëm, posaçërisht me MCC-në që është agjenci zhvillimore e Shteteve të Bashkuara. Arsyeja pse jemi në një bashkëpunim me MCC-në është se kjo ka zhvilluar një studim parafizibilitetit dhe pastaj ka vazhduar punën e fizibilitetit për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë dhe ka alokuar një grant deri 200 milionë dollarë, që mund të shfrytëzohet me ndërtimin e pjesshëm e kësaj infrastrukture. Pra, granti i MCC-së do të mund të përdoret për ndërtimin e një pjese të kësaj infrastrukture”, ka thënë Rizvanolli gjatë një konference për medie, përcjell Telegrafi.
Ajo thotë se në këtë projekt nuk flitet për “gaz amerikan”, por se vetëm ndërtim i infrastrukturës së gazit.
“Duhet qartësuar një gjë kur flitet për ‘gazin amerikan’. Po flasim për ndërtimin e infrastrukturës, e jo për gaz amerikan apo të ndonjë shteti. Jemi duke folur për ndërtim të infrastrukturës. Ndërtimi i kësaj infrastrukture do t’i jepte Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut qasjen në tregun e gazit natyror nga Greqia. Pastaj, nëse do të ndërtohej një termocentral me gaz, operatori do ta blinte në një treg të lirë gazin. Nuk jemi duke folur për “gaz amerikan”, jemi duke folur për vendimin për të ndërtuar ose jo të një infrastrukture që mundëson lëvizjen e gazit natyror”, ka sqaruar ajo.
Lidhur me këtë projekt, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka refuzim nga ana e Kosovës.
“Jo nuk mund të them që ka refuzim. Thjesht, ka studim të ekspertëve dhe të ministrive përkatëse, të cilat janë në diskutim të përditshëm me shtetin amerikan, në mënyrë që e gjitha të sqarohet. Mirëpo asnjëherë deri tani unë nuk kam dëgjuar ndonjë refuzim nga ana e Qeverisë së Kosovës. Megjithatë ka kohë për përgjigje, sepse afatet kohore për përgjigje janë të qarta nga ana e MCC-së në këtë rast”, ka thënë Osmani në një intervistë për Deutsche Welle.
Sipas saj, ky vendim është gjeostrategjik dhe tejet i rëndësishëm për vendin tonë.
“Në aspektin politik, unë mendoj që ky është një vendim gjeostrategjik tejet i rëndësishëm për Kosovën dhe gjithnjë duhet ta kuptojmë që energjia nuk është vetëm energji, është po ashtu çështje gjeostrategjike. Prandaj, mendoj se për Kosovën nuk mund të ketë rrugëdalje tjetër, përpos bashkëpunimit me SHBA-në”, është shprehur ajo.
“Unë mendoj që në aspektin gjeostrategjik ky është vendimi që duhet të marrë Kosova. Nganjëherë nuk mjafton vetëm vendimi politik, duhet patjetër ta dimë edhe se si zbatohet ai vendim dhe të kërkojmë përkrahje edhe më të lartë, dhe financiare nga ana e partnerëve tanë, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara në mënyrë që zbatime të tilla të jenë të suksesshme. Por, nga aspekti gjeostrategjik, Kosova s’ka pse të shikoj tjetërkund. Shikimin duhet ta mbaj nga Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar ajo.
Për mos realizimin edhe vonesat në këtë projekt ka pasur kritika nga opozita që në kohën e saj ishin bërë këto marrëveshje.
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se është dëm i madh hapja e dilemave se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz.
“Është dëm i madh që tani hapen këto dilema, në veçanti pasi Presidenti Biden e ka njoftuar Kongresin se e ka ndarë shumën prej 200 milionë dollarë për projekte të MCC-së në Kosovë. Projekti i gazit ka dimension ekonomik dhe gjeopolitik. Duket se asnjëri nga këto dimensione nuk po kuptohen sa duhet apo po neglizhohen nga qeveria aktuale”, ka reaguar Hoti në një shënim në Facebook.
Në anën tjetër Ambasada amerikane në Prishtinë, i ka thënë Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë duke vazhduar diskutimet me Qeverinë e Kosovës rreth tubacionit me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga MCC.
“Diskutimet janë duke vazhduar nëse Qeveria e Kosovës do ta mbështesë këtë propozim. Ky projekt nuk lidhet me gazin natyror të lëngshëm apo ndonjë burim tjetër gazi amerikan. Kjo do t’i jepte Kosovës mundësinë për të përdorur gazin si lëndë djegëse kalimtare derisa të ketë qasje në hidrogjen”, thuhet në përgjigje.
Projekti i gazit dhe rëndësia ekonomike
Për drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka plasimi i gazit LNG përbën interes strategjik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se Kosova ka interes të diversifikojë burimet e energjisë.
“Përtej zotimeve që Kosova ka ndërmarrë me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik për diversifikimin e furnizimeve të energjisë, por edhe përtej faktit që plasimi i gazit LNG përbën interes strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilën edhe ne synojmë t’i harmonizojmë interesat tona shtetërore, Kosova ka interes të diversifikojë burimet e energjisë, meqë kjo do të ndihmonte në reduktimin e konsumit të energjisë elektrike, e cila në masë të madhe gjenerohet nga thëngjilli, duke reduktuar kështu edhe nivelet e ndotjes që krijohet nga termocentralet me bazë linjiti”, thuhet në përgjigjen e Zekës për Telegrafin.
Ai shton se investimi në infrastrukturën e gazit do të ndihmonte fuqizimin e kapaciteteve industriale.
“Investimi në zhvillimin e infrastrukturës së gazit do të rriste efikasitetin e energjisë në vend, dhe rrjedhimisht do të ndihmonte edhe në fuqizimin e kapaciteteve industriale, meqë do të ndikonte në rritjen e përparësive konkurruesve të ndërmarrjeve prodhuese që operojnë në Kosovë”, shton ai.
Sipas Zekës, Kosova do të duhet ta shfrytëzoj këtë përkrahje financiare që vijnë nga agjencitë amerikane.
“Kosova do të duhej të shfrytëzonte përkrahjen financiare që ofrohet nga agjencitë shtetërore amerikane, meqë kjo do të lehtësonte edhe barrën financiare të investimit të përgjithshëm”, përfundon Zeka.
Projekti për Zhvillimin e Sektorit të Gazit Natyror do t’u jepte përdoruesve të energjisë një mundësi më efikase të përdorimit të energjisë termike dhe do të kontribuonte në përmirësimin e cilësisë së ajrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje