Gazetarja për të cilën po flitet, në konferencën e parë zyrtare të talebanëve parashtroi një pyetje mjaft të guximshme

Në konferencën e parë zyrtare për media të thirrur nga talebanët, pasi që morën nën kontroll Kabulin, një gazetare i ka parashtruar një pyetje mjaft të guximshme grupit të armatosur të burrave, që shokoi të gjithë.
Charlotte Bellis, gazetare e Al Jazeera me prejardhje nga Zelanda e Re, po qëndronte ulur përballë talebanëve gjatë të martës, transmeton Telegrafi.
Mediat botërore raportojnë se ajo ishte femra e vetme që i është lejuar të marrë pjesë në konferencën e parë zyrtarë të talebanëve, por Charlotte në profilin e saj në Twitter ka shkruar se ka qenë edhe dy gazetare tjera afgane, që sipas saj ishin “edhe më të guximshme se ajo”.
https://twitter.com/theroyaleditor/status/1427964027947388935?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1427964027947388935%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3750841%2Fnovinarka-o-kojoj-se-prica-na-prvoj-zvanicnoj-konferenciji-talibana-postavila-veoma-hrabro-pitanje-video
Por Charlotte nuk deshi ta humb këtë mundësi. Në video shihet ajo plotësisht e qetë derisa prezantohet para liderëve talebanë – duke ua parashtruar një pyetje mjaft të guximshme.
“Dua të bisedojë me ju për të drejtat e grave dhe vajzave, për atë nëse do të lejohen gratë të punojnë, e vajzat të shkojnë në shkollë. Çfarë garancish do t’ju jepni grave dhe vajzave që të drejtat e tyre do të mbrohen”, kishte pyetur Bellis.
Ishte Zabiulah Mujahid, zëdhënësi i talebanëve që mundohej ta bindte gazetaren që Emiratet Islamike do t’ju japin të drejta femrave duke u bazuar në ligjin e Sheriatit.
“U garantojmë të gjitha të drejtat duke u bazuar në Islam”, ka shtuar ai.
E ky veprim i saj është duartrokitur nga shumë afganë që e lavdëruan për guximin dhe besimin në vete. /Telegrafi/

















































