LAJMI I FUNDIT:

Gazetari u kujton socialistëve votat e Emiljano Shullazit: Dale dale, s’keni parë gjë akoma…..

Gazetari u kujton socialistëve votat e Emiljano Shullazit: Dale dale, s’keni parë gjë akoma…..

Një status të gjatë në profilin e tij në Facebook, gazetari investigativ, Artan Hoxha flet për raportet e Emiljano Shullazit me të majtët në qeveri, por zbardh edhe detaje të tjera për këtë person me precedentë penalë.

Ai hedh edhe dyshime mbi policinë, sesi një person i tillë me armë dhe municione gjatë gjithë kohës ka arritur që të mos arrestohet asnjëherë.

Postimi i plotë


Meqë nuk ndodhem në Tiranë, po disa qindra kilometra larg saj, aty nga mbrëmja vonë nisi te kërcasë telefoni. Pak minuta me pas shpërtheu ne ngazëllim dhe rrjeti (Facebook). Heeeeuuuu!!! C’të ketë bërë vaki??!!!

Pastaj pash gaz e hare. Shpërthyen papritur dëshirat e një takëmi për ta përqafuar fort Ramën. Sigurisht jo për vizitën ne SHBA, por se është duke bërë shtet jo shaka. Naaaaa, teeeert, u a ka bërë “të fortëve”.

Pas te pareve, një takim tjetër ishte gati te rrokte për mezi e ta puthte Doktorin, aq fort, sa ti dilnin syte vendit nga kënaqësia. Medemek ky i fundit na paskësh bërë hatanë. Kishte ngjitur një flet-rrufe për një “të fortë”, që sa ishte vet në pushtet policia e arrestoi tri herë, po se kush dreqin e lironte prapë një zot e di. Për 8 vite rresht jo vetëm që nuk ia përmendi ndonjëherë emrin, por edhe kur kapej rastësisht, me para lirohej se arrestohej. Një herë u lirua se Renea e kapi gabimisht, se kishte shkuar në banesë për të arrestuar një të arratisur nga gjykata, por gjeti tre të tjerë, për të cilët nuk kishte prova. Një herë tjetër e arrestoi se kërcënoi dy deputet të mëngjert në mes të mexhlisit, qe po bënin propagandë me elektoratin kundër kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës(ai muhabeti me votat në kutinë e gabuar). Po nejse, se mbajtën as një jave së mirë ua bënte qafirëve(Vasilikës dhe Besnikut). Kërkonin vota të majta të ish-njësia 8. Herën tjetër, po nën të njëjtin kryeministër, e kapën ditën e zgjedhjeve. Pasi kishte bërë gjithë ditën “Punë” për bashkinë e madhe të Tiranës që ta fitonte e “djathta”, në të ngrysur i shkoi ne ndihmë një kandidati të mëngjert në një komunë të vogël ne periferi të kryeqytetit. Por u peshua mirë kontributi i tij gjate fushatës elektorale dhe gjithë ditën e zgjedhjeve të 8 majit 2011, dhe u vendos njëzëri t`ia bënin kabull “lajthitjen” në aksham. Prandaj u mbyllën të dy sytë për të mos qenë “bukshkalë”, dhe arsenali me armë të lehta e të rënda në mjetet e blinduara që u kapën ne periferi të Tiranës, dolën armë “trofe”. E këta djemtë meqë nuk kishin muzeum ku ti ekspozonin armët “trofe”, i mbanin me vete nga “halli”. Çudi e madhe, së i njëjti gjithkadenoncues, 3-4 ditë më parë, mori haptazi në mbrojtje, ca djem zotni, që policia u kishte rënë në qafë kot më së koti. Në fakt nuk u mor vesh kurrë, kujt i binin nga xhepi ato mina lartë e poshtë nëpër Tiranë, sa herë jepte piskamën një xhaxha në parlament. E pasi u kapën lartë e poshtë, nga Skandinavia në luginën e Fanit ca djem zotni të pafajshëm, minat u zhduken si me magji. Ta këtë yshtur Baba Mondi Sajmen, e tia këtë hequr syrin e keq??!! Prapë zoti ne qiell e di këtë punë. Po shyqyr të paktën ramë rehat nja një vit nga minat.

Një takëm i tretë, u bën gati të puthin në balle, si qëmoti trimat ne lufte, hem Tikun dhe hem Kiun bashkë. Heeeuuuuuu bre!!!!! Ç’të kenë bërë bashke kryehetuesi dhe kryerendvënësi që e kanë patur në dorë e si paska lënë njeri ta bëjnë deri sot??!!!! Një çun zotni, nga ata me kod nderi, vendosi ti respektonte. Fundja çdo humbiste?!! Ai ka qenë aq herë në polici, sigurisht kur dikush “flet keq” për të, sa policët nis i zë meraku se nga humbi ky djalë e s’po bëhet i gjallë.

E pra, te shtunën pas darke, miletin e kapi sevdaja e madhe për të puthur, ndukur e rrokur për mezi, ata që e qeverisin këtë vend dhe ata që ë kane qeverisur para tyre.

Daleni, daleni burra, mos u ngutni. Vërtet këta djemtë zotni, kur lirohen për mungesë provash nuk janë si Fullani që të kërkojnë lekët e burgut kokërr më kokërr, po hajde beju derman policëve pastaj. Cili nga ata do ketë kurajon t shkoje tu trokasë prapë në dere kur dikush të “flasë keq” për ta?!!!! Prandaj burra, nëse keni kaq afsh e zjarrmi për ata që na qeverisin dhe ata që na kane qeverisur, mos humbni kohë. Puthini, ndukini, përqafojini, sa pa ardhur e hëna. Se pastaj, kur të shikoni “dalë se s’keni pare gjë akoma” do bëheni pishman, e do nisni ti shani si ç’keni bërë deri dje në darkë. Kurse djemtë zotni, do jenë bërë zotni djem.

(Kjo është vetëm një përgjigje e aty për aty, për miqtë dhe te njohurit e mi, që më pyeten me kureshtje pse nuk po e thosha një fjalë për diçka që kam folur gjithë vitin. Më mirëkuptoni, por kur shoh kush “denoncon”, dhe kush bën sikur “arreston”, ia di fundin telenovelës made in Albania. Kjo ishte thjesht seria e radhës, personazhet janë të njëjtët, vetëm sa kanë ndërruar rolet. Biletën dhe shpenzimet e shfaqës gjithnjë i paguan shikuesi popull).

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori