Kampionati Botëror është një mundësi që lojtarët të tregojnë vetën, posaçërisht ata që pjesë e përfaqësuesve jo shumë të njohura.

I tillë është edhe Roman Torres, pjesë e Përfaqësueses së Panamas.


Qendërmbrojtësi fillimisht ishte bërë lajm për shkak të peshës, pasi me 99 kilogramët e tij është lojtari më i rëndë në Botërorin 'Rusia 2018'.

Por, kjo nuk do të thotë që ai është në formë jo të mirë fizike.

Këtë e ka treguar gjatë një konference për media kur një gazetar rus ia kujtoi këtë fakt interesant.

Pas tij janë edhe dyshja e Përfaqësueses së Anglisë, Harry Maguire (98 kg) dhe Harry Kane (98kg).

Torres është i bindur se fiziku i tij është i mjaftueshëm për të ndalur sulmuesit më të mirë në 'Rusia 2018'. /Telegrafi/

telegrafi sport app