Gazeta e njohur ekonomike italiane, Il Sole 24 Ore, ka publikuar sot një shkrim ku thuhet se Interi nuk duhet të pranohej në Serie A, për shkak të bilancit negativ ndër vite.

Sipas kësaj gazete klubi këtë vit është në borxh 83 milionë euro.


“Kur shikon bilancin e Interit, të vjen të pyesësh se si është e mundur që klubi zikaltër arriti që të regjistrohet në Serie A”.

“Borxhi neto është negative me 83.41 milionë euro deri në 30 qershor të 2017-ës. Ka një përkeqësim me gati 29 milionë euro krahasuar me 30 qershorin e 2016-ës.

GettyImages 901616934 Inter. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Kjo do të thotë se kapitali i paguar nga aksionarët është i pamjaftueshëm për të mbuluar humbjet e grumbulluara.

Gjithashtu klubi duhej që të dërgonte bilancet në gjyq prej kohësh.

GettyImages 923853532 Inter. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )

Prej vitesh kapitali neto i Interit është në një gjendje shumë të keqe.

Humbja në auditimin e fundit ishte 24,6 milioni, më pak se 61,3 milionë të bilancit të 2016.

suning1 e1488578676710 Familja që zotron shumicën e aksioneve të Interit

Federata Italiane e Futbollit nuk aplikon Fair Play Financiar të UEFA-s.  Tek Interi ka deficit të llogarive sipas gazetës Il Sole 24 Ore.

Aksionet te Interi me 68.55 për qind Suning Group,  ndërsa 31.05 për qind i mbanë Erick Thohir. /Telegrafi/

telegrafi sport app