Xherdan Shaqirii ka përjetuar një pritje emocionuese në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë nga tifozët kosovarë.

Pritja që i është bërë sulmuesit gjilanas ka qenë e jashtëzakonshme me duartrokitje, por edhe ai në disa raste është kthyer ka publiku dhe ka përshëndetur të pranishmit.


Por duket se pritja që i është bërë nga Kosova yllit të saj Xherdan Shaqirit nuk i ka pëlqyer mediumit zviceran 'Blick' që e kanë sulmuar futbollistin më të madh që ka pasur Zvicra.

Blickut i ka penguar si duket edhe respektimi që Shaqiri i ka bërë himnit të Kosovës duke mbajtur dorën në zemër.

Screenshot 2 31

"Para ndeshjes, Shaqiri mban dorën në zemër gjatë himnit kombëtar të Kosovës, më pas i jep fanellën e kombëtares një djali në karrocë dhe pozon për selfie. Ju vështirë se e shihni atë në fush", e nis kështu shkrimin e tyre gazeta zvicerane.

"Loja në Prishtinë është një lojë e madhe, sidomos për të. Nuk mund të ishte më emocionale. Është beteja e rëndë kundër Kosovës, kundër vendit të lindjes, atdheut të prindërve të tij. Por Shaq mbetet i zbehtë. Një goditje e dështuar pas nëntë minutash bëri rezultatin 2-1 - nuk kishte më shumë për të ardhur të shtunën në mbrëmje. Të paktën jo gjatë lojës".

Screenshot 3 31

Shaqiri ka dhënë përgjigje se pse mbajti dorën në zemër gjatë himnit kombëtar të Kosovës. "Të gjithë e dinë që kam lindur këtu, se i kam rrënjët këtu. E bëra këtë gjest për respekt për Kosovën", i tha Shaqiri gazetës Blick pas ndeshjes.

"Ai fitoi duartrokitje nga tribuna për gjestin e tij. Duartrokitje edhe më të mëdha pati kur ai u zëvendësua në minutën e 84-të. Ndoshta nga pala kosovare edhe pak për mirënjohje që nuk shkëlqeu në sport".

"Veprimi i tij pas fishkëllimës së fundit ishte zemërthyes. Shaqiri i jep uniformën e kombëtares një adoleshenti me karrocë me rrota anash dhe e përqafon për një selfie. Pastaj sigurisht që ai bën të lumtur çdo djalë të vetëm. Edhe pse kombëtarja pranoi rezultatin 2-2 sekonda para fishkëllimës së fundit, ai ka pozuar me durim për të fotografuar", shkroi Blick.

31-vjeçari edhe njëherë tregoi se sa shumë e do Kosovën dhe të gjitha duartrokitjet për të dhe Granitin ishin mëse të merituara pasi janë dy futbollistë ambasadorë të Kosovës nëpër botë. /Telegrafi/ 

Screenshot 4 25

Screenshot 5 21

telegrafi sport app