LAJMI I FUNDIT:

Gaza ‘është ndarë në dysh’ – ndërsa tanket dhe buldozerët izraelitë janë atje

Gaza ‘është ndarë në dysh’ – ndërsa tanket dhe buldozerët izraelitë janë atje

Burimet palestineze në Gaza i kanë thënë Sky News se “rripi i rrethuar” është ndarë dhe nuk mund të udhëtoni më nga Gazën veriore në jug në rrugën kryesore Salah al-Din.

“Tani për tani ata (forcat izraelite) e kanë ndarë Gazën në dy pjesë. Një në veri dhe një në jug”, shpjegoi gazetari i Gazës, Samy Zyara, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

“Tanket dhe buldozerët izraelitë janë në kryqëzimin Netzarim”.


Netzarim është një kryqëzim rrugor në autostradën kryesore veri-jug të Gazës, afër ish vendbanimit izraelit Netzarim.

Pamje që tregojnë një veturë duke u hedhur në erë - nga një tank i forcave izraelite në Gaza
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë një veturë duke u hedhur në erë - nga një tank i forcave izraelite në Gaza

Ndryshe, ushtria izraelite dhe kolonët u tërhoqën nga rripi në vitin 2005.

“Gjithashtu ata bombarduan dy makina të cilat nuk e panë tankun atje. Tre persona u vranë dhe shumë u plagosën”, tha ai.

Rruga Salah al-Din dhe një rrugë më e vogël bregdetare janë dy rrugët e vetme që lidhin veriun e Gazës me jugun.

Izraeli thotë se nuk synon qëllimisht civilët dhe ka paralajmëruar njerëzit në veri të Gazës që të lëvizin në jug nëse duan të mbijetojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori