Karriera e Enis Gavazajt do të vazhdojë në Belgjikë pasi ka interesim të madh të shfaqur nga klubet e Jupiler Pro League si Oostende, Charleroi, por dhe një tjetër klub, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Djaloshi nga Prizreni ka qenë prej kohësh i vëzhguari special i klubeve nga liga të ndryshme evropiane, për një transferim që pritet të konkretizohet pas paraqitjeve të tij në edicionin e kaluar të Ligës së Eveopës, ku Gavazaj shënoi edhe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve përballë Young Boys.


Me paraqitjet e bëra te Skënderbeu, 23-vjeçari është cilësuar prej kohësh si një prej xhevahireve të klubit korçar, për të vazhduar politikën e promovimit dhe më pas të shitjes së talentëve shqiptarë në skuadra të ndryshme evropiane.

Gavazaj

Nëse do të transferohej te Oostende, Gavazaj do të bëhej blerja e dytë kuqezi, pas sulmuesit Sindrit Guri, me klubin që kërkon të luftojë për zonën e kupave të Evropës.

Ndërkohë, Charleroi e cilëson mesfushorin si një përforcim për edicionin e ri, pasi e mbylli kampionatin dhe fazën play-off në vendin e gjashtë, duke mos arritur të sigurojnë një biletë në ndeshjet ndërkombëtare.

gavazaj kampion i belgjik euml s me gentin hd

Nëse transferimi do të realizohet, për Enis Gavazajn do të bëhet fjalë për një rikthim në Belgjikë, aty ku nga viti 2013 deri më 2016-ën djaloshi nga Prizreni mbrojti ngjyrat e Gent, ndërsa për një sezon u huazua te Roeselare, përpara se të rikthehej te Skënderbeu dhe t'i bindte të gjithë se është një lojtar i nivelit të lart. /Supersport/

telegrafi sport app