LAJMI I FUNDIT:

Gati për regjistrimin e popullsisë në Kosovë, Kastrati: Sistem online regjistrimi edhe për diasporën

Gati për regjistrimin e popullsisë në Kosovë, Kastrati: Sistem online regjistrimi edhe për diasporën
Foto: Arkiv

Avni Kastrati, ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se janë gati për të filluar në prill regjistrimin e popullsisë.

Kastrati në një intervistë në Radar të RTV Dukagjinit bëri të ditur se regjistrimi është planifikuar nga 5 prilli deri më 17 maj, ndërkaq këtë herë do të regjistrohet edhe diaspora.


“…Po, jemi gati për regjistrimin e  popullsisë. Po jo vetëm ne si statistika, sepse projekti përfshin edhe komunat, komisionin qendror, statistikat dhe qeverinë… të gjitha strukturat bartëse të projektit të regjistrimit jemi në linjë dhe besoj se nuk ka sfida para se të dalim në terren”, tha ai.

Kastrati bëri të ditur se janë në fazën finale të përgatitjeve dhe nga 5 prilli deri më 17 maj do të jenë në terren, ku të gjitha ekonomitë familjare do të intervistohen përmes regjistruesve.

“…Për shkak të zhvillimit që ka ndodhur në Kosovë do të regjistrojë edhe popullsinë e cila është në kufi të Kosovës, përfshirë edhe veriun, popullsia rezidente, ajo që jeton aktualisht në Kosovë.

Ndërkaq, për shkak të ndryshimeve që ka pas në lëvizjet e popullsisë jashtë Kosovës ne kemi menduar me regjistru edhe diasporën”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, regjistrimi i diasporës do të realizohet përmes të afërmve që i kanë në Kosovë si dhe do të jetë edhe një sistem online, ku do të regjistrohen vet qytetarët që janë jashtë shtetit.

“Sistemi online ia mundëson secilit që ndihet si diasporë që të regjistrohet… do të jetë një aplikacion online”, tha ai, gjersa shtoi se një mundësi të tillë për diasporën nuk e kanë shumë shtete në rajon.

Ai tha se regjistrimi i popullsisë do të nxjerrë disa indikatorë e disa informacione të rëndësishme.

Sipas tij, këto vite të fundit ka ndryshuar mosha e popullsisë, por edhe lokacioni i tyre.

“Lokacioni ka qenë më shumë rurale, besohet se tash do të jetë më shumë urbane….sepse ka dyndje edhe brenda Kosovës…”, tha ai.

Sipas tij, në disa vende është rritur popullsia si në Fushë Kosova e Prishtinë, ndërkaq në disa vende tjera ka pasur rënie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori